Niveli i papunësisë i Turqisë më i ulëti në 11 vjet

19/09/2012

Numri i punëtorëve të rregjistruar në Turqi mbërriti në 24.76 milionë në qershor. Gjithashtu në lajmet nga biznesi: Rajoni renditet lart në largimin e trurit, ndërsa ekonomia e Maqedonisë ka hyrë në recesion.
photo

Më shumë se 670,000 vende të reja pune u krijuan në Turqi, duke ulur nivelin e papunësisë. [Reuters]

Papunësia në Turqi ra në nivelin e saj më të ulët të saj në 11 vjet në qershor, treguan të dhëna zyrtare nga instituti i statistikave TurkStat të hënën (17 shtator). Gjatë muajit, papunësia qëndroi në 8 përqind në një bazë të parregulluar 1.2 përqind më pak vit pas viti. Gjithsej 676,000 vende të reja pune u krijuan, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punëtorëve të rregjistruar në 24.76 milionë.

***

Ministria e Financave e Shqipërisë njoftoi të hënën (17 shtator) se Austrian Lottery ka fituar tenderin për një konçesion 10 vjeçar të Llotarisë Kombëtare të vendit. Ndërmarrja austriake ofroi çmimin më të mirë prej 3 milionë euro e kushtet më të mira për administrimin e lojrave, tha ministria.

***

Vendet e Ballkanit po renditen lart në botë kur bëhet fjalë për largimin nga vendi të të rinjve të arsimuar për të gjetur punë gjetkë, sipas raportit të publikuar së fundmi Raporti i Aftësisë Konkurruese të Forumit Ekonomik Botëror. Lista përfshin 144 vende, ku ato në fund kanë nivelin më të lartë të largimit të trurit. Bosnja dhe Hercegovina në vend të 140-të, Serbia në vend të 139-të, ndërsa Maqedonia në vend të 133-të. Rumania ndodhet pranë në vendin e 131-të, e ndjekur nga Kroacia në të 128-tin, Bullgaria në të 127-tin, Greqia në të 119-tin, Shqipëria në të 96-tin e Mali i Zi në të 60-tin.

***

Spitalet e gjykatat greke u paralizuan nga një grevë të hënën (18 shtator) ndërsa punonjësit protestuan kundër planeve të fundit për masa shtrënguese. Gjykatat do dëgjojnë vetëm rastet urgjente gjatë dy javëve të ardhshme, ndërsa doktorët në spitalet shtetërore nisën një protestë pa afat gjatë së cilës do të mjekojnë vetëm pacientët në nevojë urgjente për ndihmë. Ndërkohë, sindikatat kanë bërë thirrje për një grevë 24 orëshe për më 26 shtator.

***

FMN njoftoi të premten (14 shtator) se Serbia ka kërkuar një program të ri huaje shtatë muaj pas ngrirjes së një marrëveshje gatishmërie prej 1 miliardë euro për shkak të mos arritjes së qëllimeve fiskalë të rëna dakort më herët. Asnjë hollësi e kërkesës nuk është zbuluar. Në raportin e tij, Fondi parashikoi se PKB i Serbisë do të tkurrej me 0,5% këtë vit e do t'a rimerrte veten lehtë më 2013-të.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Bullgaria qëndron në krye të listës së BE-së për punëtorët e ndërmarrjet e përfshira në ekonominë gri, tha në një raport të botuar javën e kaluar Banka Botërore. Dokumenti i titulluar "Hyrje nga hija: Integrimi i punës jozyrtare të Evropës," deklaron se ekonomia gri në vend përbën 33 përqind të PKB-së, e ndjekur nga Rumania me 29 përqind.

***

Operatori shtetëror i gazit natyror të Kroacisë e homologu polak i tij nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në Zagreb të enjten (13 shtator) për të lidhur terminalet e tyre të gazit të lëngshëm natyror. Dy ndërmarrjet do të zbatojnë një projekt me vlerë 1.1 miliard euro në ishullin Kërk në Detin Adriatik, i cili do të përfshijë një terminal të gazit të lëngshëm natyror e një termocentral me gaz. Projekti pritet të përfundojë më 2017.

(Burime të ndryshme -- 12/09/12-19/09/12)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ushtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizësUshtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizës

Ekspertët dhe zyrtarët janë dakord se bashkëpunimi i demonstruar nga forcat e armatosura provohet i vlefshëm në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Ushtritë në Evropën Juglindore po bashkëpunojnë për të ndihmuar qytetarët në vendet fqinje gjatë emergjencave dhe fatkeqësive. A e përkrahni trajnimin e mëtejshëm bashkëpunues në mbështetje të këtij misioni?

Po
Jo
Nuk e di