Çmimet e benzinës në rajon arrijnë rekorde të reja

15/08/2012

Nafta arriti çmimin 115 dollarë për fuçi, duke shkaktuar rritje të çmimit të benzinës në rajon. Gjithashtu në lajme nga biznesi: prodhuesi i pjesëve të makinave Bosch do të hapë një fabrikë të re në Serbi ndërsa PKB e Greqisë është tkurrur me 6.2 përqind që nga prilli.
photo

Pika të karburantit në Maqedoni shesin benzinën B95 me 1.40 euro për litër. [SETimes]

Çmimet e karburanteve në rajon janë rritur gjatë javës së kaluar, ndërsa nafta arriti në 115 dollarë për fuçi në tregun ndërkombëtar. Pikat e karburantit në Bullgarie shitën benzinën më të përdorur të llojit B95 me 1.39 euro për litër, 0.05 euro më shumë nga një javë më parë. Në Maqedoni, çmimi arriti 1.40 euro për litër, ndërsa në Malin e Zipati një rritje prej 0.6 cent të martën (14 gusht) e benzina B95 tani shitet për 1.45 euro për litër. Rritje të ngjashme u njoftuan gjithashtu në vende të tjera të Ballkanit.

***

Turqia ka miratuar një ligj që lehtëson kufizimet për të huajt që dëshirojnë të blejnë prona të paluajtshme në territorin e saj. Legjislacioni përfshin 183 kombe e ndryshon një ligj të mëparshëm që ndaloi të huajt nga 89 shtete që të zotëronin prona për shkak se shtetasit turq nuk kishin të drejta për blerje në ato vende. Në të njëjtën mënyrë, ligji ruan disa kufizime për shtetasitgrekë e bullgarë të cilët ndalohen të blejnë prona të paluajtshme në provincat bregdetare duke përfshirë Stambollin. Grekëve nuk lejohet gjithashtu të zotërojnë prona e toka turke në provincën kufitare Edirne.

***

Prodhuesi më i madh i pjesëve të makinave në botë, Bosch, do të ndërtojë një fabrikë të re në Pecinci, Serbi, tha më 8 gusht Ministri i Ekonomisë e Financës Mlladjan Dinkiç. Fabrika pritet të krijojë 620 vende pune e të kushtojë 71 milionë euro. Ndërtimi është planifikuar të nisë në javët e ardhshme.

***

Kroacia po tërheq turistë në një ritëm më të shpejtë sesa Greqia e Turqia, tha Ministri i Turizmit Veljko Ostojiç. Ai tha se vizitorët e shohin sistemin politik të Kroacisë si më të qëndrueshëm në krahasim me destinacionet e tjera tërheqëse në rajon.

***

Ministri i Financave i Serbisë Mlladjan Dinkiç tha më 8 gusht se vendi do të kërkojë një marrëveshje të re huaje me FMN-në për të zëvendësuar marrëveshjen e tanishme prej 1 miliardë euro, e cila u bllokua në shkurt për shkak të borxhit në rritje. Deklarata erdhi një ditë pasi tre zyrtarë drejtues të bankës qëndrore të vendit dhanë dorëheqjen, duke e akuzuar qeverinë se po përpiqet të shtrëngojë kontrollin e saj mbi institucionin financiar përtej kufijve të pranueshme. Ndërkohë, shërbimi i vlerësimit Standard & Poor's uli vlerësimin e kredisë së vendit me një pikë në BB-, duke përmendur zgjerimin e defiçitit e rreziqet ndaj pavarësisë së bankës qendrore, të cilat e çuan dinarin në një nivel të ulët rekord.

***

Bosnjë dhe Hercegovina (BiH) është duke iu drejtuar sërish recesionit këtë vit, paralajmëroi Guvernatori i Bankës Qëndrore Kemal Kozariç në një intervistë për të përditshmen Oslobodjenje të premten (10 gusht). Ekonomia e BiH-së u tkurr me 2.9 përqind më 2010, por ishte në gjendje të kthehej në një rritje prej 1.3 përqind vitin e kaluar. FMN pret që PKB e BiH-së të rregjistrojë një rritje zero më 2012.

***

Greqia e Italia ranë dakort më 8 gusht që të ofrojnë mbështetjen e tyre për ndërtimin e Tubacionit të Naftës Trans-Adriatik. Struktura, e cila synon të pakësojë varësinë e Evropës nga nënproduktet e naftës ruse, do të transportojë gaz natyror nga Kaspiku drejt Italisë përmes Greqisë e Shqipërisë.

***

Rumania ka përfunduar me sukses bisedimet me FMN-në në analizën e gjashtë tre-mujore të huasë paraprake prej 5 miliardë euro të vendit me fondin e BE, njoftoi të shtunën (11 gusht) Ministri i Financave Florin Georgesku. Ndërkohë, të dhënat paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave në Bukuresht treguan të martën se ekonomia e vendit ka dalë nga recesioni në tremujorin e dytë, duke rregjistruar një rritje të PKB-së prej 0.5 përqind që nga prilli

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

PBB-ja e Greqisë është tkurrur me 6.2 përqind në tre-mujorin e dytë të këtij viti nga një vit më parë, treguan të dhënat zyrtare të hënën (13 gusht). Banka Qëndrore rishikoi të dhënat e saj për tre-mujorin e parë në drejtim zbritës e tani thotë se ekonomia është tkurrur me 6.5 përqind kundrejt 6.2 përqind mbështetur në llogaritjet e mëparshme.

***

Qeveria maqedonase njoftoi të hënën (13 gusht) se do të sigurojë rreth 3 milionë euro për të nxitur e mbështetur turizmin më 2013. Fondet do të përdoren për të paraqitur vendin në panairet e turizmit, për të organizuar javët e turizmit maqedonas e për të kryer fushata në media. Nisma pritet të tërheqë të ardhura prej rreth 200 milionë euro.

(Burime të ndryshme -- 08/08/12-15/08/12)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment