Turqia e Greqia do të ndërtojnë ura

08/08/2012

Të dy vendet do të ndërtojnë dy ura të reja mbi Lumin Marica. Gjithashtu në lajmet nga biznesi: Standard & Poor's ul vlerësimin afatgjatë të Qipros, duke cituar bisedimet në vazhdim me kreditorë ndërkombëtarë.
photo

Lumi Marica ndan Greqinë e Turqinë. [EU]

Turqiae Greqiaplanifikojnë të ndërtojnë dy ura të reja mbi Lumin Marica që ndan të dy vendet, njoftoi të premten (3 gusht) ministria e jashtme në Ankara. Tani të dy brigjet lidhen me një urë të vjetër, e cila u ndërtua më shumë se 60 vjet më parë e është e pamjaftueshme për t'i shërbyer trafikut të rënduar.

***

Agjencia e vlerësimit Standard & Poor's uli të enjten (2 gusht) vlerësimin afatgjatë të Qiprosnë BB me vlerësimin negativ, duke cituar presionet në rritje nga pasiguria në lidhje me bisedimet në vazhdim të ishullit me kreditorë ndërkombëtarë për një paketë shpëtimi. Sipas agjencisë, Qipro do të diskutojë mbi një paketë prej rreth 11 miliardë euro, të cilat përbëjnë 60% të PKB-së së vendit.

***

Greqiaka nivelin më të lartë të papunësisë mes të rinjve nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, treguan të dhënat nga Eurostat. Papunësia e të rinjve grekë ishte 52.3% në prill, të dhënat e fundit të disponueshme, krahasuar me nivelin mesatar të BE-së prej 22.6% sipas të dhënave të qershorit.

***

Turqiae Koreja e Jugut nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë që synon të përmirësojë lidhjet ekonomike ndërmjet vendeve të tyre. Marrëveshja e nënshkruar më 1 gusht, do të hyjë në fuqi në fund të këtij viti.

***

Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim ra dakort të premten (3 gusht) që të caktojë konsortin e ndërmarrjes maqedonaseGranit e Integral Engineering me qendër në Laktasi që të ndërtojnë pjesën e parë të një rruge që lidh Banja Lukën e Dobojin në Republikën Sërbska. Ndërtimi i projektit 37 km të gjatë, të financuar nga Banka, do të kushtojë 180 milionë euro.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Shqipëriahe Maqedoniajanë mes vendeve me rendimentin më të ulët të punës në Ballkan, sipas një sondazhi krahasues të 40 ekonomive botërore të botuar nga instituti kërkimor serb Makroekonomija të hënën (6 gusht). Studimi i mbështetur në të dhënat e FMN-së përfshin Greqinë, Qipron, Bosnjë dhe Hercegovinë, Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë e Shqipërinë, ku Serbia është marë si një pikë referimi. Të dhënat tregojnë se rendimenti më i lartë është në Greqi.

***

Qeveria e Greqisëmiratoi një ligj që synon të përshpejtojë privatizimin, njoftoi të hënën (6 gusht) Ministri i Financave Janis Stournaras. Sipas ANA-MPA, aeroporti i mëparshëm i Athinës, Hellinikon, ndërmarrja e llotarisë publike e shpërndarësi i gazit natyror Depa do të jenë mes dhjetë ndërmarrjeve të para që do të shiten nga shteti.

(Burime të ndryshme -- 01/08/12-08/08/12)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ushtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizësUshtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizës

Ekspertët dhe zyrtarët janë dakord se bashkëpunimi i demonstruar nga forcat e armatosura provohet i vlefshëm në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Ushtritë në Evropën Juglindore po bashkëpunojnë për të ndihmuar qytetarët në vendet fqinje gjatë emergjencave dhe fatkeqësive. A e përkrahni trajnimin e mëtejshëm bashkëpunues në mbështetje të këtij misioni?

Po
Jo
Nuk e di