Irlanda heq kufizimet e punësimit për Rumaninë e Bullgarinë

25/07/2012

Rumunët e bullgarët tani mund të punojnë lirisht në Irlandë. Gjithashtu në lajmet nga biznesi: Greqia tejkalon defiçitin buxhetor të synuar e ndërtimi i pjesës serbe të tubacionit të gazit Rrjedha e Jugut pritet të nisë në dhjetor.
photo

Irlanda ka hapur dyert e punësimit për anëtarët e BE-së Rumania e Bullgaria. [Reuters]

Irlanda njoftoi të premten (20 korrik) se po heq të gjitha kufizimet e punës për punëtorëtrumunë ebullgarë. Vendimi, i cili hyri në fuqi menjëherë, u mor mes një rënie të konsiderueshme të punëtorëve nga këto dy vende të BE-së që kërkojnë punësim në vend

***

Bosnje dhe Hercegovinae FMN kanë arritur një marrëveshje paraprake mbi një hua të re gatishmërie prej 415 milionë euro, njoftoi të premten (20 korrik) shefi i misionit të fondit Kostas Kristou. Marrëveshja dy-vjeçare, e cila do të përdoret për të mbushur hapësirat buxhetore e do të shlyejë borxhin e maturuar, duhet të miratohet nga bordi i FMN-së në shtator.

***

Greece ka tejkaluar defiçitin buxhetor të synuar të saj në gjysmën e parë të vitit, megjithëse të ardhurat nga taksat ishin më të ulta sesa priteshin, njoftoi ministria e financave në Athinë të premten (20 korrik). Defiçiiti në periudhën janar-qershor ishte 12,5 miliardë euro, më i ulët sesa synimi prej 14,9 miliardë euro. Të ardhurat nga tatimet ishin 1.5 miliardë euro më pak sesa synimi prej 24,7 miliardë euro.

***

Prodhuesi belg i autobusëve Van Hool filloi ndërtimin e fabrikës së parë të tij në Maqedoni të premten (20 korrik). Fabrika, e cila do të jetë në zonën industriale e teknologjike TIRZ Shkup 2, do të thithë një investim prej 20 milionë euro e ka mundësinv për të krijuar 400-500 vende pune.

***

Qipro ka tërhequr një kërkesë për të mos dhënë kontribute për Mjetin për Stabilitetin Financiar Evropian, njoftoi të enjten (19 korrik) Ministri gjerman i Financave Volfgang Shauble. Vendet që marrin ndihmë shpëtimi nga BE si Greqia, Irlanda e Portugalia nuk kanë nevojë të kontribuojnë në fondet e shpëtimit të zonës euro.

***

Gazprom Neft do të fillojë ndërtimin e pjesës serbe të tubacionit të gazit Rrjedha e Jugut deri në dhjetor, njoftoi të enjten (19 korrik) ndërmarrja, e cila kontrollon një shumicë në ndërmarrjen kryesore të naftës të SerbisëNaftna Industrija Srbije. Tubacioni 411 km i gjatë do të kushtojë 1,9 miliardë euro e do të ketë një aftësi vjetore tranziti prej 34 miliardë metra kub.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Banka Qendrore eTurqisëtë premten (20 korrik) e mbajti nivelin e marrëveshjeve një-javore të riblerjes në 6,75%. Vendimi erdhi mes inflacionit më të ulët sesa pritej, shenjave të një ngadalësimi ekonomik e uljes së interesave të bonove.

***

Banka Evropiane e Investimeve do të sigurojë kredi me vlerë 1,4 miliardë euro për sektorin privat tëGreqisëderi më 2015, njoftoi Ministri i Financave Janis Sturnaras pas bisedimeve me Kryetarin e Bankës Verner Hojer të shtunën (21 korrik). Një fond garancie për sipërmarrjet e vogla e të mesme, i cili u krijua në mars, do të marë 600 milionë euro deri janarin e ardhshëm. Kjo shumë do të rritet në 1 miliardë euro deri në dhjetor 2013 e në 1,44 miliardë deri më 2015, tha ministri.

(Burime të ndryshme -- 18/07/12-24/07/12)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment