Qiproja i hedh sytë sërish nga Rusia për ndihmë

11/07/2012

E goditur rëndë nga kriza greke, Qipro kërkon më shumë ndihmë. Në lajme të tjera nga biznesi: Bullgaria shet bono qeveritare me vlerë rreth 1 miliardë euro e FMN shqetësohet për nivelin e borxhit publik të Serbisë.
photo

Vetëm muajin e kaluar, Presidenti i Qipros Demetris Kristofias kërkoi ndihmë ekonomike nga BE. [Reuters]

Qiproja i ka kërkuar Rusisë ndihmë financiare në shumën prej 5 miliardë eurosh, tha Ministri rus i Ekonomisë Anton Siluanov për të përditshmen RBC të premten (6 korrik). Qipro, e cila ka kërkuar fonde shpëtimi nga BE, kishte marë tashmë 2,5 miliardë euro nga Rusia në dhjetor të vitit të shkuar.

***

Kroacia, Maqedonia e Serbia kanë parë njohur një rënie të konsiderueshme në PKB, prej më shumë se 1%, që prej fillimit të këtij viti, tha Komisioni Evropian në raportin e tij të fundit tremujor mbi Ballkanin Perëndimor, të cituar nga Deutsche Welle të martën (10 korrik). Megjithatë, në të njëjtën kohë është ngadalësuar inflacioni. Komisioni pret recesion në Kroaci e një rritje negative ekonomike prej 1,2% këtë vit. Ekonomia e Maqedonisë pritet të rritet me 1,7%; ajo e Malit të Zi me 0,4%, dhe e Serbisë me 0,3%.

***

Turqia, Maqedonia e Shqipëria janë vendet e vetme në rajon të pranishme në Treguesin e Zhvillimit të Biznesit Botëror me Pakicë të këtij viti, të hartuar nga ndërmarrja e konsulencës AT Kearney. Turqia qëndron në vendin e 13-të, ndërsa Maqedonia e Shqipëria janë përkatësisht në vendin e 21-të e të 25-të. Renditja përfshin 30 vendet botërore kryesore në zhvillim për zgjerimin e biznesit botëror me pakicë.

***

Ekonomia e Shqipërisë u tkurr me 0,2% në bazë vjetore në tremujorin e parë të këtij viti, treguan të dhëna nga Instituti Kombëtar i Statistikave të hënën (9 korrik). Krahasuar me tremujorin e fundit të 2011-tës, tkurrja është me 1,2%. Ekspertët vendas besojnë se rënia ka ndodhur për shkak të krizës në zonën euro e kushteve të këqija të motit gjatë periudhës.

***

Rumania e Kroacia organizuan një forum biznesi në Bukuresht më 3 korrik, që e ndoqi si vizitor Presidenti kroat Ivo Josipoviç. Pjesëmarrësit në veprimtari theksuan nevojën për të përdorur mundësinë e pashfrytëzuar të biznesit, duke vënë në dukje se shkëmbimi tregtar i tanishëm prej vetëm 270 milionë euro është larg nga kapaciteti.

***

Naftna Industrija Srbije AD (NIS) e Serbisë, e cila zotërohet nga grupi rus Gazprom Neft, synon të hapë 40 stacione të reja karburanti në Rumani e 40 të tjerë në Bullgari deri në fund të këtij viti, njoftoi drejtori ekzekutiv i NIS, Kirill Kravçenko, më 3 korrik. Ai tha se ndërmarrja do të investojë 500 milionë euro çdo vit gjatë tre viteve të ardhshme.

***

Investimet e drejtpërdrejta të huaja (FDI) në Turqi arritën në 15,9 miliardë dollarë më 2011, tregoi të enjten (5 korrik) Raporti Botëror i Investimit nga Konferenca e OKB-së mbi Tregtinë e Zhvillimin. Kjo përfaqëson një rritje prej 75,7% krahasuar me 2010-tën, vuri në dukje Ozlem Ozyigit i Shoqatës së Investitorëve Ndërkombëtare të Turqisë.

***

Bullgaria ka shitur me sukses bono qeveritare pesë-vjeçare me vlerë 950 milionë euro me një nivel interesi nën 5%, njoftoi ministria e financave më 3 korrik. Bonot i kushtojnë thesarit bullgar një normë interesi prej 4,25%, që është më pak se 7,5% e një emetimi që maturohet në janar 2013.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Një delegacion tregtarësh indianë po viziton këtë javë Maqedoninë, Bosnjë dhe Hercegovinën (BiH) e Shqipërinë për të nxitur lidhjet e biznesit e për të studiuar mundësinë për bashkëpunim ekonomik. Grupi prej dhjetë pjesëtarësh është veçanërisht i interesuar në fushat e teknologjisë së informacionit, çelikut, minierave e naftës.

***

Borxhi publik i Serbisë ndodhet në një nivel "shumë shqetësues," paralajmëroi përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së Bogdan Lissovolik në një intervistë me të përditshmen e Beogradit Politika të martën (10 korrik). Borxhi publik i vendit tashmë ndodhet në mbi 45% të PKB-së. Studimet ekonomike kanë treguar se vendet në zhvillim me nivele borxhesh mes 40 e 45% u afrohen niveleve të rrezikshme të borxhit.

(Burime të ndryshme – 03/07/12 - 10/07/12)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment