Qipro kërkon ndihmë nga BE për të rikapitalizuar bankat

27/06/2012

Kriza financiare godet një vend tjetër të rajonit ndërsa Qipron kërkon një paketë shpëtimi. Gjithashtu në lajmet nga biznesi: Kosova ka rinisur procedurën për të privatizuar ndërmarrjen shtetërore të postës e telekomunikacioneve RTK.
photo

Qipro mund të ketë nevojë për deri në 1,8 miliardë euro për të nxjerrë nga telashet një bankë. [Reuters]

Qeveria qipriote njoftoi zyrtarisht të hënën (25 qershor) vendimin e saj për të kërkuar ndihmë financiare nga BE për të rikapitalizuar sistemin bankar të saj, i cili është tepër i ekspozuar ndaj ekonomisë greke. Asnjë shumë e caktuar nuk është deklaruar, por zyrtarë vendas kanë thënë se do të nevojiten 1,8 miliardë euro për të rikapitalizuar Bankën Popullore të Qipros, që është më e madhja. Bisedime pritet të zhvillohen gjatë ditëve të ardhshme. Qiproja ka marrë borxh tashmë 2,5 miliardë euro nga Rusia.

***

Bullgaria është anëtari i BE-së me çmimet më të ulëta për mallrat e konsumit e shërbimet, njoftuan të dhënat e Eurostatit të hënën (25 qershor). Çmimet në vend janë 49% më të ulëta sesa mesatarja në bllok. Në Evropën në tërësi, Maqedonia gëzon nivelin më të ulët të çmimeve në këtë kategori me 45% nën mesataren e BE-së.

***

Kosova ka rinisur një procedurë për privatizimin e ndërmarrjes shtetërore të postës e telekomunikacioneve RTK, njoftoi të hënën (25 qershor) ministria e ekonomisë. Faza parakualifikuese do të zgjasë deri më 30 korrik. Marrëveshja e mëparshme për shitjen e ndërmarrjes u ndërpre vitin e kaluar për shkak të akuzave për shpërdorim kundër zyrtarëve të lartë të ndërmarrjes, të cilat bënë që kandidati -- ndërmarrja e telekomunikimit T-HT e Kroacisë -- të tërheqë ofertën e saj.

***

Ekonomitë ballkanike në tranzicion -- Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi e Serbia -- vuajtën më shumë nga recesioni botëror i viteve 2008-09, tregoi një analizë e Njësisë së Informacionit Ekonomist më 19 qershor. Sipas analistëve, PKB reale në rajon u ul me 5,2% më 2009. Ajo ra me 0,4% më 2010 përpara sesa të fillonte të rritej në mënyrë të moderuar vitin e kaluar.

***

Grupi grek i telekomunikacionit OTE, më i madhi në Evropën Juglindore, njoftoi të shtunën (23 qershor) se po kërkon një blerës për njësitë bullgare të tij Globul e Germanos në një përpjekje për të ndihmuar në rifinancimin e borxhit të tij prej 3,4 miliardë euro, i cili maturohet në dy vitet e ardhshme. Deutsche Telekom, i cili kontrollon 40% të OTE-së, shiti pjesën e tij prej 20% në Telekom Srbija në fillim të këtij viti.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Serbia priti një takim mbi ekonominë e gjelbër e zhvillimin e qëndrueshëm në rajonin e Adriatikut e Jonit në periferi të takimit të nivelit të lartë të OKB-së në Rio de Zhaneiro të enjten (21 qershor). Ministri serb i Mjedisit Oliver Duliç, i cili ishte bashkë-kryetar i takimit, tha se sektori ka mundësi të krijojë 500 000 vende të reja pune në rajon gjatë viteve të ardhshme. Rajonet e Adriatikut e Jonit përfshijnë Italinë, Slloveninë, Malin e Zi, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kroacinë, Shqipërinë e Greqinë.

***

Bosnjë dhe Hercegovina priti një forum rajonal të quajtur "SEEnovate: Mbështetja e zhvillimit inteligjent" javën e kaluar, që synoi të paraqiste investimet e mundësitë më të fundit të biznesit në Evropën Juglindore. Veprimtaria tërhoqi mbi 150 përfaqësues të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, investitorë e hartuesit e politikës nga mbarë rajoni.

(Burime të ndryshme -- 20/06/12-27/06/12)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment