Dëbora dhe i ftohti do të ndikojnë mbi prodhimin bujqësor

22/02/2012

Moti i ashpër i dimrit do të ndikojë mbi prodhimet e perimeve të rajonit. Gjithashtu në lajmet nga biznesi: BERZH miratoi një hua prej 28,5 milionë euro për të mbështetur ndërtimin e rrugëve në Bosnjë dhe Hercegovinë.
photo

Dëbora e madhe e temperaturat rekord do të ndikojnë mbi të mbjellat. [Reuters]

Dëbora e madhe e temperaturat e ulëta në Serbi, Kroaci e Bosnjë dhe Hercegovinë do të ndikojnë negativisht mbi prodhimin vendas të perimeve e do të rezultojnë në prodhim të kufizuar të hershëm, paralajmëruan ekspertët. Megjithatë, kjo gjendje mund të jetë në dobi të eksporteve maqedonase drejt këtyre vendeve, duke qenë se ata nuk janë prekur aq shumë nga moti i ftohtë.

***

Një uzinë e re që do të prodhojë makina kineze të markës Great Wall u përurua zyrtarisht në Lovek, në Bullgari, të martën (21 shkurt). Uzina, e cila është e para e hapur nga një prodhuesi kinez i makinave në BE, punëson mbi 120 vetë dhe numri i tyre pritet gradualisht të arrijë në 2000.

***

Presidenti qipriot Demetris Kristofias e Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu në vizitë nënshkruan një marrëveshje të enjten (16 shkurt) për të bashkëpunuar për kërkimet për gaz natyror e naftë në ujrat territorialë kufitarë të tyre. Marrëveshja synon gjithashtu të nxisë bashkëpunimin në fushën e turizmit e tregtisë, bujqësisë e shëndetësisë.

***

Bullgaria do të ketë nevojë për rreth 40 milionë euro për t'u rimëkëmbur nga përmbytjet që goditën rajonin juglindor të Haskovës dy javë më parë, tha Ministri i Administrimit të Fondeve të BE-së Tomisllav Donkev të hënën (20 shkurt). Përmbytjet e mëdha që u shkaktuan nga një çarje në digën e rezervuarit Ivanov morën dhjetë jetë njerëzish e shkatërruan me dhjetra shtëpi e infrastrukturë jetike në zonë.

***

Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) njoftoi të enjten (16 shkurt) se miratoi një hua kombëtare prej 28,5 milionë euro për të mbështetur ndërtimin e rrugëve në Bërçko, në pjesën veriore të Bosnjë dhe Hercegovinës. Kredia me afat 15 vjeçar do të përdoret për të ndërtuar një rrugë dytësore 10 km të gjatë me dy korsi rreth qytetit që do të lidhet me rrugën kryesore lindje-perëndim që kalon përmes Qarkut të Bërçkos.

***

Këshilli i Privatizimit i Malit të Zi miratoi një plan për 2012-tën të hënën (20 shkurt), i cili parashikon shitjen e 11 ndërmarrjeve shtetërore, duke përfshirë ndërmarrjen e lajmeve e botimeve, transportuesin kombëtar ajror Montenegro Airlines dhe ndërmarrjen kombëtare të infrastrukturës hekurudhore.

***

Kryeministri rumun Mihai Razvan Ungureanu bëri thirrje të premten (17 shkurt) për masa më të forta kundër personave që u shmangen taksave në sektorët e prodhimit të alkoolit e prodhimeve bujqësore gjatë dy muajve të ardhshëm. Sipas tij, masat do të ndihmojnë vendin që të shtojë 2 miliardë euro në të ardhurat e shtetit.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Turqia ka parë një rritje të madhe të ndërmarrjeve iraniane në territorin e saj gjatë vitit të kaluar. Gjithsej 590 biznesesh iraniane e 2140 ndërmarrje të përbashkëta turko-iraniane janë krijuar në Turqi gjatë 2011-tës -- një rritje prej 41% nga 2010.

***

Kroacia e Bullgaria kanë një mundësi të madhe për të bashkëpunuar në infrastrukturë, turizëm e energji, thanë të premten (17 shkurt) Presidenti bullgar Rosen Plevneliev e Kryetari i Parlamentit kroat Boris Sprem në vizitë. Zyrtarët theksuan gjithashtu përkushtimin e tyre për ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik, nxitjen e investimeve të huaja, rritjen e luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar, si dhe marrjen e masave për përmirësimin e klimës së biznesit.

(Burime të ndryshme -- 15/02/12-22/02/12)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Maqedonia shpreson të tërheqë vëmendjen e NATO-sMaqedonia shpreson të tërheqë vëmendjen e NATO-s

Përfaqësuesit e NATO-s do të mblidhen në Çikago këtë muaj.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Mendoni ju se Maqedonisë do t'i ofrohet anëtarësimi në NATO në samitin e organizatës në Çikago në maj?

Po, Maqedonia ka përmbushur të gjitha kërkesat për anëtarësimin në NATO
Jo, Greqia ende pengon
Ndoshta
Nuk e di



shih rezultatet Shto koment