Tregti: Rritja e PKB-së e Turqisë më 2010 është më e larta në Europë

01/04/2011

Rritja e PKB-së në Turqi i tejkaloi parashikimet. Gjithashtu në lajmet e tregtisë: Japonia e goditur nga tërmeti vazhdon të ndihmojë vendet e Ballkanit, duke dhënë 4.83 milionë euro për të përmirësuar trajtimin e mbeturinave në dy qytete të Kosovës.
photo

PKB i Turqisë u rrit me 8.9% këtë vit. [Dosje]

PKB i Turqisë u rrit me 8.9 % më 2010, duke kaluar parashikimet e qeverisë. Kjo është rritja më e lartë e rregjistruar në Europë për këtë vit. Sipas Turkstat, agjencia zyrtare e statistikave, ekonomia u rrit me 9.2% nga viti në vit me terma reale gjatë tre-mujorit të katërt të vitit të kaluar, një rritje dramatike krahasuar me rritjen vjetore prej 5.2% gjatë tre-mujorit të mëparshëm.

***

Agjencia e vlerësimit Standard & Poor's uli vlerësimet e bonove qeveritare të Qipros të mërkurën (30 mars) nga A+ në A-. Ajo përmendi ekspozimin "e ndjeshëm" të sistemit financiar të vendit ndaj Greqisë të goditur nga borxhet.

***

Greqia mund të ripaguajë borxhet e saj duke përdorur para të krijuara nëpërmjet privatizimit, tha të mërkurën (30 mars) Ministri i Financave Jorgo Papakonstantinu. Qeveria ka për qëllim të fitojë 50 miliardë euro nga shitja e aksioneve të shtetit në ndërmarrjet vendase deri më 2015.

***

Japonia ka dhënë 4.83 milionë euro për të përmirësuar trajtimin e mbeturinave në bashkitë e Prishtinës dhe Prizrenit, Kosovë. Projekti pritet të rrisë cilësinë e mjedisit, thanë përfaqësuesit e vendit aziatik në një ceremoni duke paraqitur fondin të mërkurën (30 mars).

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Banka Botërore ka autorizuar një fond ndihme prej 212 milionë euro për Shqipërinë, që mbulon periudhën 2011-2014. Banka ka vendosur se 20 milionë euro nga ky fond do të shkojnë për rehabilitimin e hidrocentraleve dhe rajonit të Shkodrës pas përmbytjeve shkatërruese të vitit të kaluar.

***

FMN nuk do të mbështesë një rritje të re të pagave publike në Serbi, tha të mërkurën (30 mars) përfaqësuesi i Fondit në vend Bogdan Lisovolik. Ngritja do të shkelë kushtet e rëna dakort në analizën e shtatë të marrëveshjes së ndihmës prej 2.9 miliardë euro për Serbinë. Lisovolik vuri në dukje, megjithatë, se qeveria mund të përdorë ndonjë të ardhur shtesë për të paguar shpërblimet për punonjësit publikë dhe pensionistët, siç ndodhi vitin e kaluar.

(Burime të ndryshëm -- 25/03/11-01/04/11)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Të afërmëve të Srebrenicës u pëlqen verdikti hollandez, por nuk janë të kënaqur plotësishtTë afërmëve të Srebrenicës u pëlqen verdikti hollandez, por nuk janë të kënaqur plotësisht

Disa besojnë se verdikti është hapi i parë në ekspozimin e së vërtetës lidhur me çfarë ndodhi në Srebrenicë në 1995.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Jeni dakord me një propozim për Greqinë që të reduktojë dënimet me burg për njerëzit e dënuar për korrupsion?

Po, vënia e gjobave është mjaft për një ndëshkim për krime jo të dhunëshme
Jo, njerëzit e dënuar për korrupsion dhe mashtrim, duhet të ndeshen me dënime të forta
Nuk e di