03/09/2010
I pari hidrocentral i ndërtuar në Kroaci që nga 1991 do të prodhonte 98 GW elektricitet në vit. Gjithashtu në lajmet e biznesit: Administrata e Taksave dhe Doganave e Kosovës thotë se është në përputhje me objektivin për mbledhjen e të ardhurave.
![]() Hidrocentrali i Leshçe është në lumin Dobra. [Qeveria kroate] |
Kryeministrja kroate Jadranka Kosor përuroi të martën (31 gusht) vënien në provë të hidrocentralit të ri të Leshçe në lumin Dobra. Ndërtimi mori rreth katër vjet dhe kushtoi 96.3 milion euro. Hidrocentrali pritet të prodhojë 98 GW elektricitet në vit. Leshçe është i pari hidrocentral i ndërtuar në Kroaci që nga pavarësia e vendit në 1991.
***
Një forum biznesi boshnjak-turk u hap në Sarajevë të enjten (2 shtator). Veprimtaria u organizua nga dhoma e tregtisë së jashtme e BiH dhe tërhoqi përfaqësues nga më shumë se 50 kompani turke për të diskutuar investimin dhe mundësitë bashkëpunuese me bizneset lokale.
***
Ministria e zhvillimit dhe sipërmarrjes e Federatës së Bosnje dhe Herzegovinës ka nënshkruar marrëveshje me 35 komuna për të ngritur zona industriale, raportoi të martën (31 gusht) media lokale. Ministria tha se masa ka për qëllim të lehtësojë investitorët e huaj, të inkurajojë biznesin privat dhe të mbështesë punësimi, eksportet dhe teknologjitë.
***
Administrata e Doganave e Taksave e Kosovës njoftoi të mërkurën (1 shtator) se ishte në gjendje të përmbushte objektivin e saj, duke raportuar 564.9 milion euro në të ardhura mbledhur në gusht. Doganat janë kontribuesi kryesor i buxhetit të shtetit.
***
Instituti i Statistikave i Shqipërisë regjistroi një rritje 39.3% të eksporteve në korrik krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të kaluar. Eksportet përbëheshin kryesisht nga lëkura e tekstilet, tha Instituti të mërkurën (1 shtator). Importet, përbërë kryesisht nga materiali i ndërtimit dhe metalet, u ngjit gjithashtu me 21%. Vendet anëtare të BE, veçanërisht Italia e Greqia vazhdojnë të jenë partnerët kryesorë të tregtisë së Shqipërisë.
***
Moody's riafirmoi normën e kreditit Baa3 të Bullgarisë që u dha së pari në janar. Vlerësimi i agjensisë, lëshuar të martën (31 gusht) është bazuar në GDP relativisht të ulët per capita të Bullgarisë si dhe vlerësimin mesatar të kapacitetit institucional, pozitën fiskale dhe ekspozimin e riskut.
***
Shitjet turke të benzinës ndaj Iranit ranë në 47.9 milion litra ose 9,800 litra në ditë në korrik, krahasuar me 187.4 milion litra në qershor, njoftoi të mërkurën (1 shtator) zyra e statistikës. Reduktimi përkoi me sanksionet e SHBA kundër programit bërthamor të Iranit që synuan furnizuesit e huaj të benzinës dhe bllokuan aksesin e bankave që bëjnë biznes me Iranin në sistemin financiar të SHBA.
***
Prodhuesi frëng i makinave Renault hapi të mërkurën (1 shtator) qendrën më të madhe të vet për pjesë, jashtë Francës në qytetin jugor rumun Oarja. Një total prej 3.5 milion euro u investua në paisjen e strukturës, që do të punësojë 169 vetë dhe do të furnizojë mbi 70,000 tipe pjesësh për Dacia, Renault dhe Nissan.
(Burime të ndryshme -- 27/08/10-03/09/10)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes