Ditari diplomatik: Britania dhe Serbia diskutojnë mbi Kosovën

31/08/2010

Uilliam Hagë i Britanisë viziton Beogradin për bisedime. Gjithashtu në lajmet diplomatikë: Tailanda dhe Mali i Zi diskutojnë rritjen e lidhjeve dhe Shqipëria nixt për më shumë njohje ndërkombëtare të Kosovës.
photo

Kryediplomati i Britanisë, Uilliam Hagë është për bisedime në kryeqytetin serb. [Getty Images]

Sekretari i Jashtëm britanik Uilliam Hagë mbërriti në Beograd të martën (31 gusht) për bisedime me zyrtarët e lartë rreth projekt-rezolutës në OKB të Serbisë për Kosovën. Britania e ka kritikuar nismën e Beogradit dhe zyrtarët serbë përfshirë Presidentin Boris Tadiç thonë se janë gati që të diskutojnë mbi një kompromis me vendet e Perëndimit, në veçanti, vendet anëtarë të BE.

***

Ministri i Jashtëm tailandez Kasit Piromja bëri një vizitë në Malin e Zi të hënën (30 gusht) për bisedime me homologun e tij Milan Roçen. Më pas, Roçen u tha gazetarëve se Mali i Zi nuk ka marrë asnjë kërkesë ekstradimi nga Tailanda lidhur me ish-Kryeministrin tailandez Thaksin Shinavatra, i cili mban pasaportë malazeze. Shinavatra që u hoq në grushtin ushtarak të shtetit më 2006 dhe më pas u dënua në mungesë për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës, kërkohet në vendin e tij me dyshimin se ka ndihmuar në organizimin e trazirave vdekjeprurëse kundër qeverisë

***

Shqipëria do të forcojë bashkëpunimin e saj me Kinën duke sjellë më shumë investime në vend, thanë zyrtarët të hënën (30 gusht). Kryeministri Sali Berisha u takua në Tiranë me Liu Junshan, drejtor i departamentit të propagandës në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Kinës. Berisha konfirmoi se eksportet në Kinë janë rritur me 600% në gjashtë muajt e parë të 2010 dhe u kërkoi tregtarëve kinezë që të investojnë në energji, turizëm dhe parqe industriale. Junshan lavdëroi marrëdhëniet me Shqipërinë, duke shtuar se udhëheqësit kinezë janë të interesuar në rritjen e bashkëpunimit. Pas Berishës, Junshan u takua me Presidentin Bamir Topi.

Si Berisha, ashtu edhe Topi ngritën temën e Kosovës, duke i kërkuar Kinës që të ndihmojë në sigurimin e më tepër njohjeve për shtetin e vetë-shpallur dhe për të luajtur një rol të dobishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB.

***

Ministri i Jashtëm shqiptar Ilir Meta nisi një turne në Amerikën Qëndrore të hënën (30 gusht), për të nxitur më shumë vende që të njohin pavarësinë e Kosovës, përpara seancës së ardhshme të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB. Meta është diplomati i parë shqiptar që viziton Guatemalën, El Salavadorin dhe Hondurasin.

***

Një delegacion i anëtarëve të Kongresit të SHBA mbërritiën në Beograd të hënën (30 gusht) për një vizitë dy ditore. Delegacioni, i kryesuar nga anëtari i Kongresit Uilliam Delahant (D-MA), po takohet me zyrtarë të lartë, përfaqësues të sektorëve privatë e civilë dhe ligjvënës. Bisedimet priten të përqëndrohen në marrëdhëniet SHBA-Serbi, kërkesën euro-atlantike e Serbisë dhe zhvillimet demokratike e ekonomike në vend.

***

Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç ishte në Afrikën e Jugut të hënën (30 gusht) për të takuar Ministrin e Marrëdhënieve dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Maite Nkoana-Mashabane. Ata diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike e kulturore dhe lehtësimin e identifikimit të zonave përparësore për bashkëpunim.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ministri i Jashtëm belg Steven Vanakere shprehu solidaritetin e vendit të tij me Greqinë në përpjekjet e saj për të dalë nga kriza ekonomike. "Forca është në unitetin. Sa më të bashkuar të jemi, aq më parë do të shohim rezultate," tha Vanakere pas takimit me Ministrin e Jashtëm Zëvendësues grek Dimitris Drutsas në Athinë të mërkurën (25 gusht). Më parë pasdite Vanakere u takua me Kryeministrin Jorgo Papandreu lidhur me çështje ekonomike, mënyrat për të rritur marrëdhëniet e biznesit, si dhe për shanset e Turqisë në BE dhe çështjen qipriote. Vanakere ishte në Nikozia të enjten.

***

Ministri serb për Kosovën Goran Bogdanovic dhe kreu vizitues i UNMIK-ut Lamberto Zanier ranë dakort të mërkurën (25 gusht) se dialogu është i nevojshëm për të zgjidhur çështjet e hapura në Kosovë. Ata ishin gjithashtu dakort se roli i misionit të OKB duhet të forcohet në Kosovën veriore dhe zonat e mbizotëruara nga serbët. UNMIK duhet të ofrojë siguri dhe të garantojë lëvizjen e lirë për të gjithë, tha Bogdanoviç. Ndërsa ishte në Beograd, Zanier u takua gjithashtu me Ministrin e Brendshëm Ivica Daçiç, i cili tha se UNMIK duhet të mbetet në Kosovë ndërsa ruan qëndrimin neutral të tij ndaj statusit.

(Burime të ndryshëm -- 24/08/10-31/08/10)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment