Ditari diplomatik: Drutsas i Greqisë viziton Serbinë dhe Kosovën

03/08/2010

Ministri i Jashtëm Zëvendësues grek Dimitris Drutsas vizitoi Beogradin dhe Prishtinën. Gjithashtu në lajmet diplomatikë: Shqipëria dhe Andorra zotohen të forcojnë marrëdhëniet dhe zyrtarët sllovenë dhe kroatë diskutojnë për Ljubljanska Banka.
photo

Ministri i Jashtëm Zëvendësues grek Dimitris Drutsas. [Getty Images]

Ministri i Jashtëm Zëvendësues grek Dimitris Drutsas ishte të premten (30 korrik) në Serbi dhe Kosovë. Në Beograd, Drutsas u takua me Presidentin Boris Tadiç dhe Ministrin e Jashtëm Vuk Jeremiç. Dy diplomatët nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në çështjet europiane.

Në Prishtinë, Drutsas u takua me Presidentin Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaçi. Vizita erdhi pas lëshimit të opinionit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë e Kosovës, që vendosi se ajo nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare. Greqia është një nga pesë vendet anëtarë të BE që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

***

Presidenti serb Boris Tadiç pritet të vizitojë Shqipërinë së shpejti, njoftuan mediat në Tiranë dhe Beograd të hënën (2 gusht). Lajmi u konfirmua nga Ambasadori i Shqipërisë në Beograd Shpëtim Çaushi, i cili tha se Tadiç i është përgjigjur pozitivisht një ftese për një vizitë.

***

Shqipëria dhe Andorra u zotuan të forcojnë marrëdhëniet pas një vizite të shtunën (31 korrik) të Ministrit të Jashtëm Ilir Meta. Turizmi, bankat, mjedisi, infrastruktura ishin disa nga fushat e mundshme të bashkëpunimit që u diskutuan. Meta e informoi homologun e tij Ksavier Espot Miro mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe rolin e dobishëm të saj në rajon.

***

Kryeministri shqiptar Sali Berisha ishte në Bruksel të enjten (29 korrik) ku u takua me homologun belg të tij Iv Lëtermë. Të dy kryeministrat ripohuan vendosmërinë e tyre për të nxitur bashkëpunimin e dyanshëm në të gjitha fushat, veçanërisht në shkëmbimet ekonomike e të tregtisë dhe rritjen e investimeve belge në Shqipëri.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ministri i Jashtëm slloven Samuel Zbogar dhe homologu kroat i tij Gordan Jandrokoviç diskutuan mbi detyrimet e pazgjidhur të Ljubljanska Banka ndaj klientëve kroatë, një çështje e madhe e pazgjidhur midis të dy vendeve. Takimi u zhvillua të mërkurën (28 korrik) në fshatin kufitar slloven Obrezhje.

***

Ministri i Jashtëm i UAE Sheik Abdullah Bin Zajed al Nahjan dhe homologu qipriot i tij Markos Kiprianu u takuan të mërkurën (28 korrik) në Abu Dabi. Të dy diplomatët nënshkruan një marrëveshje që përjashton mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe speciale të të dy vendeve nga vizat e hyrjes. Ata nënshkruan gjithashtu një memorandum mirëkuptimi mbi këshillimet diplomatikë.

(Burime të ndryshëm -- 27/07/10-03/08/10)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment