16/03/2010
Kroacia kërkon dialog për të kapërcyer konfliktet midis shteteve nga ish Jugosllavia. Gjithashtu në lajmet diploamtike: ministri i jashtëm i Maqedonisë viziton Kosovën ndërsa Serbia dhe Shqipëria nënshkruajnë një marrëveshje anti-terrorizmi.
![]() Presidenti kroat Ivo Josipoviç (majtas) dhe homologu i tij slloven Danilo Turk u takuan në Brdo, Slloveni. [Getty Images] |
Presidenti kroat Ivo Josipoviç u kërkoi të premten (12 mars) të gjitha ish republikave jugosllave të zgjidhin problemet që kanë dalë që nga shpërbërja e vendit. Të gjithë krerët e ish shteteve jugosllave duhet "të ulen në një tryezë e të nisin bisedimet", tha Josipoviç në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij slloven Danilo Turk në Brdo, pranë Ljubljanës. Turk tha se vizita e Josipoviç shënoi fillimin e një kapitulli të ri në marrëdhëniet sllovene e kroate.
***
Ministri i jashtëm maqedonas Antonio Milososki nisi një vizitë në Kosovë të hënën (15 mars) për të hapur ambasadën maqedonase në Prishtinë dhe për t'u takuar me zyrtarët qeveritarë të Kosovës. Maqedonia dhe Kosova vendosën marrëdhëniet diplomatike në tetor 2009. "Pderspektivat ekonomike e të energjisë janë përparësitë tona dhe duke u përqëndruar në këto dy fusha, ne do të dërgojmë mesazhe konkrete për shtetasit tanë dhe për vendet rajonale," tha Milososki.
***
Shqipëria duhet të zgjidhë krizën e vet politike deri të enjten (18 mars) kur komisioneri i zgjerimit të BE Stefan Fuele pritet të vizitojë vendin, tha drejtori i përgjithshëm i drejtorrisë së zgjerimit të Komisionit Evropian (KE) Pierr Mirel javën e shkuar. Ai bëri thirrje për një qasje konstruktive ndaj kërkesave të opzozitës për të hetuar parregullsitë e dyshuara në zgjedhjet e përgjithëshme të qershorit 2009. Kriza politike në Shqipëri u shpalos pas këtyre zgjedhjeve që Partia Socialiste e opozitës këmbëngul se u manipuluan.
***
Serbia dhe Shqipëria janë gati të përmirësojnë lidhjet për t'u bashkuar me BE, pavarësisht pikpamjeve të kundërta lidhur me pavarësinë e Kosovës. "Një erë e re në marrëdhëniet" do të ishte një "gur themeli në stabilitetin e rajonit" tha në Beograd të enjten (11 mars) ministri i jashtëm shqiptar Ilir Meta gjatë takimit të parë të nivelit të lartë midis zyrtarëve të të dy vendeve në më shumë se pesë vjet. Ministri i jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç e quajti vizitën e Metës "historike". Gjatë vizitës, Serbia dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin.
***
Estonia mbështet zgjerimin e këtejshëm të BE dhe është gati të ndajë përvojën e saj në procesin e integrimit me Serbinë, tha në 9 mars, kryeministri Andrus Ansip gjatë bisedimeve me ministrin e jashtëm vizitues serb Vuk Jeremiç. Ansip tha se vendi i tij është i interesuar në bashkëpunimin në fushat e teknologjisë së informacionit, arsimit dhe energjisë.
***
Mosmarrëveshjet e ndërsjellta nuk duhet të pengojnë procesin e integrimit në BE, thanë në 9 mars pas takimit në Zagreb ministri i jashtëm kroat Gordan Jandrokoviç dhe homologu i tij maqedonas Antonio Milososki. Jandrokoviç riafirmoi mbështetjen e Kroacisëpër integrimin evro-atllantik të Maqedonisë dhe shprehu shpresë se mosmarrëveshja e gjatë për emrin me Greqinë do të zgjidhet shpejt.
***
Turqia dhe Shqipëria po bëhen partnerë strategjikë dhe faktorë të rëndësishëm stabiliteti e sigurie në Ballkan tha në 9 mars kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë vizitës dy-ditore të kryetares së parlamentit shqiptar Josefina Topalli në Turqi. Ajo u takua gjithashtu me homologun e saj Mehmet Ali Shahin dhe ndoqi një samit botëror të të drejtave të grave në Ankara.
(Burime të ndryshme -- 09/03/10-16/03/10)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes