Kulturë dhe sporte: Sarajeva organizon festivalin e filmit

10/03/2010

Sarajeva shfaq filma nga e gjithë bota si organizatore e një veprimtarie të madhe kinemaje. Gjithashtu në kulturë dhe sporte: poeti bullgar Lubomir Levçev nderohet në Maqedoni dhe Armand Duka është rizgjedhur si kreu i Shoqatës Shqiptare të Futbollit.
photo

Festivali i Filmit Eco, Sarajevë. [Getty Images]

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Eco u mbyll të dielën (7 mars) në Sarajevë. Veprimtaria pesë ditore përfshiu 20 dokumentarë dhe filma artistikë nga Bosnjë dhe Herzegovina, Kanadaja, Egjipti, MB, Franca , SHBA, Spanja, Irani dhe Zvicra.

***

Poeti bullgar Lubomir Levçev është laureati i çmimit Kurora e Artë 2010 e Mbrëmjeve Poetike të Strugës, njoftoi juria të premten (5 mars). Shkrimtari 75-vjeçar është poeti i parë bullgar që merr çmimin e lartë maqedonas. Ceremonia e dhënies së çmimit do të bëhet gjatë festivalit në gusht.

***

Guzhinierët nga e gjithë bota do të mblidhen në Qendrën e Kongreseve dhe të Ekspozitës Bejlikduzu të Stambollit nga 18 deri më 21 mars për Festivalin e 8-të Ndërkombëtar të Gastronomisë. Veprimtaria që konsiderohet një nga dhjetë festivalet kryesorë të gatimit në botë, do të përfshijë pjesëmarrës nga Shqipëria , Bullgaria, Kroacia, Greqia, Qiproja, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe vende të tjerë.

***

Ministri i Arsimit i Qipros Andreas Demetriu dhe homologia austriake e tij Klaudia Shmied nënshkruan një marrëveshje në Nikozia për të rritur bashkëpunimin dypalësh në kulturë dhe arte më 3 mars. Iniciativa është pjesë e përpjekjeve të qeverisë qipriote për të zgjeruar lidhjet dypalëshe në mbarë botën, veçanërisht me vendet e BE.

***

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Kosovës dha mbështetje finjanciare për 123 projekte kulturorë dhe artistikë, njoftoi ministria të premten (5 mars). Projektet kanë për qëllim që të përmbushin standardet europianë dhe botërorë, si dhe të nxisin vlerat kulturore vendase. Vlera e përgjithshme e mbështetjes është 5 milionë euro.

***

Shkrimtari serb rom Rajko Gjuriç do të marrë çmimin evropian të Institutit të Kulturës Rome me qendër në Madrid për kontributin e tij në letërsinë dhe kulturën rome, njoftoi televizioni RTS të dielën (7 mars). Ai do t'a marrë çmimin më 8 prill, Dita Ndërkombëtare e Romëve, në Kordoba, Spanjë.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Armand Duka u rizgjodh si kreu i Shoqatës të Futbollit të Shqipërisë të martën (9 mars) duke mundur dy kandidatë të tjerë. Ky është mandati i tretë për Dukën. Ai premtoi të punojë për të përmirësuar cilësinë e ligës vendase dhe të tërheqë më shumë të rinj në sport.

***

Rijeka, Kroaci, po organizon Kampionatin e 11-të Europian Individual për Meshkuj dhe Femra në Shah nga e premtja (5 mars) deri më 19 mars. Disa qindra pjesëmarrës po konkurrojnë për çmimin e parë prej 150,000 euro për meshkuj dhe për çmimin e parë 75,000 euro për femra.

(Burime të ndryshëm -- 03/03/10-10/03/10)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment