Shkencë dhe teknologji: Facebook përdoret për të studjuar letërsinë në Serbi

08/02/2010

Rrjeti populor social në internet po testohet për qëllime arsimore në Serbi. Gjithashtu në lajmet shkencore: një konferencë arsimore trainimi po zhvillohet në BiH dhe qyteti i Tetovës, Maqedoni ka kolegjin Vudrou Uillson.
photo

Një projekt pilot në Serbi po përdor Facebook për leksione mbi poezinë serbe. [Getty Images]

Ministrja serbe e Telekomunikacioneve dhe e Shoqërisë së Informacionit, Jasna Matiç paraqiti në selinë e UNESKO-s në Paris më 1 shkurt një projekt që përdor Facebook për qëllime arsimore. Projekti pilot u zbatua në klasat e letërsisë serbe në shkollën e mesme. Nxënësit u ftuan të krijojnë profilet e rrjetit social të poetëve serbë të periudhës romantike. Projektin e mbështet ministria serbe e arsimit.

***

Më shumë se 50 ekspertë nga Bosnjë dhe Herzegovina (BiH) dhe rajoni morën pjesë në një konferencë dyditore të organizuar nga Fondacioni Europian i Trainimit dhe Agjensia e BiH për Arsimin Parashkollor, të Ciklit të Parë dhe të Ciklit të Dytë, të enjten (4 shkurt) dhe të premten në Banja Luka. Pjesëmarrësit diskutuan mbi reformën arsimore.

***

Filloi më 29 janar në Tetovë, Maqedoni puna për ndërtimin e Kolegjit Vudrou Uillson. Institucioni arsimor do të ofrojë arsimin parashkollor, të ciklit të parë dhe të dytë në anglisht.

***

Revista serbe PC-Press zgjodhi faqen në internet të televizionit publik RTS, www.rts.rs , si faqen më të mirë në internet të vendit për lajmet dhe informacionin, njoftoi RTS më 1 shkurt. B92 u rendit e dyta në kategori, e pasuar nga e përditshmja Blic.

***

Telefoni më i lehtë në botë celular, Modu, do të hidhet në Rumani këtë muaj si pjesë e premierit të tij europian, njoftoi shpërndarësi i tij. Modu, që peshon më pak se 43 gram, u shpik nga Dov Moran, që ka shpikur gjithashtu ruajtësin e të dhënave USB. Telefoni do të hidhet në treg në partneritet me Vodafone.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Bashkimi i ri qipriot i Folësve të Anglishtes (ESU) do të marrë pjesë në Kampionatin e Debatimit të Shkollave Botërore në Doha, Katar, nga e hëna (8 shkurt) deri më 18 shkurt. Pesë nxënës të shkollës së mesme u zgjodhën në dhjetor për t'u bashkuar me ekipin e ESU.

***

Ndërmarrja e telekomunikacionit publik PTK dhe operatori privat i telefonisë së lëvizëshme IPKO njoftuan të mërkurën (3 shkurt) se ka mbi 400,000 lidhje të rregjistruara interneti në Kosovë. Sipas zyrtarëve, lidhjet e internetit në vend u rritën me 6% vitin e kaluar.

(Burime të ndryshëm – 01/02/10-08/02/10)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment