05/02/2010
Shqiptarët shpenzuan dy herë më shumë për udhëtime më 2009 sesa një vit më parë. Gjithashtu në lajmet e biznesit: Gorenje e Sllovenisë po lëviz prodhimin e pajisjeve në Serbi, ndërsa Banka Qendrore e Rumanisë ul normës e politikës monetare.
![]() Shqiptarët në pushime shpenzuan shumë më tepër vitin e kaluar sesa më 2008. [Getty Images] |
Shqiptarët shpenzuan 453 milionë euro për turizmin nga korriku deri në shtator vitin e kaluar apo 54% më shumë krahasuar me 2008, njoftoi Banka e Shqipërisë të martën (2 shkurt). Shifrat janë një rezultat i numrit në rritje të turistëve që udhëtojnë jashtë vendit.
***
Në fund të marsit, prodhuesi slloven i pajisjeve shtëpiake Gorenje do të fillojë bërjen e frigoriferëve dhe ngrirësve në fabrikën e tij në Valjevo, Serbi, sipas njoftimeve të medias të martën (2 shkurt). Fabrika serbe u hap më 2006.
***
Qeveria kroate do të thërrasë një tender deri më 15 shkurt për privatizimin e pesë kantierëve të ndërtimit të anijeve. Shteti do të ofrojë aksionet e shumicës në Brodotrogir (95.24%), Kraljevica (99.54%), 3 Maj (83.82%), dhe Brodogradjevna Industrija Split (99.78%) me një çmim fillestar prej 1 kune.
***
Ndërmarrja e pronave të paluajtëshme irlandeze West Incorporated bleu Telephone Palace në Sofje për 22.5 milionë euro njoftoi media vendase të hënën (1 shkurt). Ndërtesa ishte pronë e Vivacom, ndërmarrjes së mëparshme shtetërore të telekomunikacioneve. Më 2009, Vivacom vuri në treg më shumë se 100 nga pronat e saj për të larë borxhet.
***
Banka Qendrore rumune (BNR) uli normën e politikës monetare me 0.5% të mërkurën (3 shkurt), në 7%, sipas një deklarate zyrtar. Shkurtimi ishte parashikuar dhe është i dyti këtë vit. BNR e shkurtoi normën me 0.5% në fillim të janarit.
***
Autoritetet veterinare të Rusisë hoqën një ndalim pesë-vjeçar ndaj mishit të pulave të Turqisë që hyri në fuqi të hënën (1 shkurt). Vendimi u shkaktua nga "stabilizimi i situatës të gripit avian në Turqi". Një ndalim për importin e pulave të gjalla, vezëve dhe ushqimeve të pulave mbetet akoma.
***
Rreth 10 milionë euro nga buxheti 2010 i Maqedonisë do të investohet në programin e zhvillimit rural të vendit, njoftoi të shtunën (30 janar) Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujit. Paratë do të përdoren për të përmirësuar konkurrencën, për të modernizuar fermat e vogla, për të forcuar infrastrukturën rurale dhe për të nxitur turizmin rural. Kërkesat për financimin e veprimtarive në kuadrin e programit janë duke u pranuar deri në fund të shkurtit.
(Burime të ndryshëm – 29/01/10-05/02/10)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes