03/02/2010
Festivali më i madh me maska në Ballkan po zhvillohet në Bullgari. Gjithashtu në lajmet kulturore: Majlinda Kelmendi e Kosovës fiton të argjendën në Kampionatin Botëror të Xhudos për femrat dhe një film serb hap Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Spanjë.
![]() Pjesëmarrësit nga 11 vende ndoqën Festivalin Ndërkombëtar të Lojrave me Maska në Bullgari. [Getty Images] |
Më tepër se 6,000 vetë nga 11 vende morën pjesë në Festivalin e 19-të Ndërkombëtar të Lojrave me Maska në Pernik, Bullgari, nga e premtja (29 janar) deri të dielën. Më i madhi i këtij lloji në Ballkan, festivali përfshiu shfaqje shumë-ngjyrëshe nga më shumë se 115 grupe, një tryezë të rrumbullakët mbi festivalet e maskave dhe karnavalet, si dhe demonstrime nga zejtarët.
***
Shtetësja e Kosovës Majlinda Kelmendi, që konkuron për Shqipërinë, fitoi medaljen e argjendit në Kupën Botërore të Xhudos për femra, në kategorinë 52 kg të zhvilluar në Sofje, Bullgari të dielën (31 janar). Kelmendi do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike 2012 në Londër.
***
U ngrit të premten (29 janar) një komitet shtetëror shqiptar ngarkuar me organizimin e ngritjes së një memoriali kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës. Komiteti kryesohet nga Zëvendës Ministri i Kulturës Nikollë Lesi. Vendi i memorialit është ende për t'u përcaktuar.
***
Filmi "Muaji i mjaltit" nga rregjisori serb Goran Paskaljeviç do të hapë Festivalin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në San Sebastian, Spanjë këtë prill. Paskaljeviç do të marrë një çmim të posatçëm për filmat e tij. "Muaji i mjaltit" është një prodhim shqiptar-serb.
***
Një muze virtual i marrëdhënieve të prishura është në paraqitje në qendrën tregtare Istinye Park në Stamboll, nga e hëna (1 shkurt) deri më 14 shkurt. Ideja erdhi nga dy artistë kroatë, Olinka Vistica dhe Drazhen Grubishiç. Ai paraqet kontribute nga Zagrebi, Spliti, Ljubljana, Maribori, Sarajeva, Shkup, Pulja dhe Beogradi. Projekti është i hapur për më shumë kontribute fotografish.
(Burime të ndryshëm – 27/02/10-03/02/10)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes