Kulturë dhe sporte: hapet në Sarajevë ekspozita e fotografive të kohës së luftës.

23/12/2009

Fotoreporterët e kohës së luftës paraqesin punët e tyre në Sarajevë. Gjithashtu në lajmet kulturore: Prishtina pret Festivalin Ndërkombëtar mbi të Drejtat e Njeriut dhe një ish kërcyese së larti bullgare merr Çmimin e Atletikës Kombëtare Evropiane.
photo

Ekspozita në Sarajevë mbyllet në 15 janar. [Getty Images]

Një ekspozitë me punë nga disa prej fotografëve më të shquar të kohës së luftës, u hap të shtunën (19 dhjetor) në Sarajevë. Ato mbulojnë konfliktet në Bosnje dhe Herzegovinë, Kroaci, Liban, Afganistan, Gjeorgji, Irak dhe vende të tjera. Ekspozita, me disa qindra fotografi shkon deri në 15 janar.

***

Festivali Ndërkombëtar i Filmit mbi të Drejtat e Njeriut u mbyll në Prishtinë të dielën (20 dhjetor) pasi shfaqi 27 filma lokalë e të huaj. Veprimtaria, e organizuar nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut është në vitin e pestë të saj.

***

Qendra për studimet shqiptare misi një ekspozitë të dielën (20 dhjetor) që paraqet thesare historike të Shqipërisë. Ekspozita përmban objekte arkeologjike dhe iliriane nga i gjithë vendi.

***

Prodhimi rumun-hungarez-britanik "Katalin Varga" fitoi çmimin Zbulimi Evropian 2009 në edicionin e 22-të të Shpërblimeve të Filmit Evropian. Ceremonia u bë në Gjermani në 12 dhjetor. Filmi është prodhuar nga Tudor dhe Oana Giurgiu me regji të Peter Strikland.

***

Një deklaratë mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore u nënshkrua në Turqi të premten (18 dhjetor), në një takim të ministrave të kulturës nga Evropa Juglindore. Dokumenti inkurajon forma të reja të bashkëpunimit ndërkombëtar.

***

Atletja bullgare e kërcimit së larti Liljana Videva mori Çmimin e Atletikave Kombëtare Evropiane. Videva, një kërcyese e suksesëshme së larti përpara se të bëhej trainere, është atletja e parë bullgare që merr çmimin e lartë.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Stambolli do të presë Prix Jardin d'Europe në tetor 2010, duke paraqitur koreografët më të mirë të rinj të kërcimit bashkëkohor. Veprimtaria, e organizuar në bashkëpunim me institutet e kërcimit nga dhjetë vende të Evropës dhe Programi Kulturor i BE, përfshin veprimtari të ndryshme të tilla si shfaqje, uorkshope dhe veprimtari rruge. Edcioni i 2010 do t'i kushtohet konceptit të "kozmopolitanizmit".

***

Janis Moralis, një nga piktorët më të mëdhenj të Greqisë vdiq të dielën (20 dhjetor) në mohën 93 vjeç. Punët e tij mund të gjenden në koleksionet publike e private si në Greqi dhe jashtë.

(Burime të ndryshme – 16/12/09-23/12/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment