21/12/2009
Bullgaria dhe Rumania nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në shumë aspekte. Gjithashtu në lajmet shkencorë: këngët folklorike shqiptare janë tashmë në dispozicion në format dixhital dhe Serbia merr një kredi prej 200 milionë euro.
![]() Bullgaria dhe Rumania nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi. [Getty Images] |
Sekretari rumun i Shtetit për Çështjet e Europës, Bogdan Mazuru dhe Ambasadori i Bullgarisë në Bukuresht Valentin Radomirski kanë nënshkruar një program për bashkëpunimin midis të dy vendeve. Ai mbulon arsimin, shkencën, kulturën, median e masave, rininë dhe sportet deri më 2012.
***
Këngët folklorike shqiptare janë tashmë në dispozicion në formë dixhitale në Institutin e Kulturës Antropologjike. Krijimi i formatit të ri të këngëve nga fillimi i shekullit të 20-të ishte i mundur prej arkivës së pasur të tingujve të institutit. Projekti u mbështet nga Agjensia Austriake e Zhvillimit.
***
Banka Europiane e Investimeve miratoi një kredi prej 200 milionë euro për Serbinë për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, njoftoi më 14 dhjetor Zëvendës/Kryeministri Bozhidar Gjeliç. Ai tha se 25 milionë euro nga një grant i BE do t'u shtohen këtyre fondeve dhe do t'a bëjnë të mundur vendin të dyfishojë investimet në zhvillimin shkencor dhe teknologjik, duke lehtësuar kërkimin e ri dhe duke përmirësuar kushtet e banimit të kërkuesve shkencorë.
***
Studentët rumunë fituan gjashtë medalje, një të artë, dy të argjenda dhe tre bronxi, në Olimpiadën e 6-të Ndërkombëtare të Shkencës për të Rinj në Baku, Azerbaixhan më parë këtë muaj. Konkurrentët në Olimpiadë bënë tre teste: kimi, biologji dhe fizikë. Morën pjesë rreth 260 nxënës nga 47 vende.
***
Parku teknologjik i Varazhdinit dhe Qendra për Fëmijët e Humbur dhe të Shfrytëzuar (CNZD) në Osijek nisën projekte për të mbrojtur fëmijët në internet. Qyteti kroat i Varazhdinit, CNZD dhe parku nënshkruan një marrëveshje mbi bashkëpunimin si pjesë e projekteve "Internet më të sigurtë në shkolla" dhe "Dedektivët e internetit". Këto projekte garantojnë mundësinë e hyrjes në internet 100% të sigurtë në shkollat e Varazhdinit. Sondazhet më të fundit të kryera në Osijek tregojnë se kontaktet online midis fëmijëve dhe pedofilëve u rritën me një normë vjetore nga 40% në 60%.
***
Qiproja kryeson listën në instalimin e sistemeve me energji diellore për ujin e ngrohtë, tha më 14 dhjetor Ministri i Industrisë Tregtare dhe Turizmit Antonis Paskalides. Duke folur në Takimin e dytë të Përgjithshëm Vjetor të Shoqatës së Energjisë së Erës në Qipro, Paskalides njoftoi gjithashtu se vendi është i gjashti në BE lidhur me kapacitetin e instaluar të sistemve fotovoltaike për frymë, me një numër të përgjithshëm të kapacitetit të instaluar prej 3mW.
(Burime të ndryshëm – 14/12/09-21/12/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes