15/12/2009
Përfaqësuesit serbë dhe të SHBA bisedojnë mbi bashkëpunimi. Gjithashtu në lajmet diplomatike: kryeministri malazes Milo Gjukanoviç viziton Vatikanin dhe Mesiç i Kroacisë ishte në Rusi.
![]() Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç takohet me sekretaren e shtetit të SHBA Hillari Klinton të martën (15 dhjetor). [Getty Images] |
Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç udhëtoi të martën (15 dhjetor) në Uashington ku do të takojë sekretaren e shtetit të SHBA Hillari Klinton. Jeremiç thotë se bisedimet do të përqëndrohen në bashkëpunimin e ndërsjelltë. Përpara se të nisej për në Uashington, kryediplomati serb u takua me homologët e tij boshnjakun Sven Alkalaj dhe Ahmet Davudoglu të Turqisë në Sarajevë.
***
Kryeministri malazes Milo Gjukanoviç nisi një vizitë në Vatikan të hënën (14 dhjetor) për të vizituar Papën Benedikt XVI dhe sekretarin e Vatikanit Tarcisio Bertone. kryeministri malazes tha se Podgorica mori mbështetjen e plotë të Papës për përpjekjet e saj për të mbajtur paqen në rajon dhe për të nxitur dialogun midis besimeve dhe kulturave. Selia e Shenjtë mbështet pfertat e Malit të Zi dhe vendeve të tjera të Ballkanit për në BE dhe NATO, shtoi ai.
***
Spanja, e cila merr përsipër presidencën e rradhës të BHE në 1 janar, do të bëjë çmos të ndihmojë Serbinë në procesin e saj të integrimit në BE, tha të shtunën (12 dhjetor) në Beograd ministri i jashtëm spanjoll Miguel Anghel Moratinos pas takimit me homologun e tij serb Vuk Jeremiç. Ndërsa ishte në Beograd ai u takua gjithashtu me presidentin Boris Tadiç dhe mori titullin e qytetarit të nderit të Beogradit.
***
Papa Benedikt XVI priti kryeministrin shqiptar Sali Berisha të premten (11 dhjetor) për të diskutuar çështje aktuale ndërkombëtare. Berisha e ftoi Papën të vizitojë Shqipërinë vitin tjetë, për të marrë pjesë në kremtimet që shënojnë 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës.
***
Presidenti kroat Stipe Mesiç arriti të dielën (13 dhjetor) për një vizitë dy-ditore në Rusi. Mesiç u takua me përfaqësuesin presidencial në Dustriktin Federal Qendror Georgi Poltavçenko. Të hënën, presidenti kroat foli në një forum të quajtur "Kroacia 2000-2010, një Dekadë Ndryshim" organizuar ministria e jashtme ruse. Mesiç u takua gjithashtu me kryeministrin Vladimir Putin dhe presidentin Dmitri Medvedev.
***
Presidenti shqiptar Bamir Topi dhe homologu i tij turk Abdullah Gul u zotuan të enjten (11 dhjetor) të rritin marrëdhëniet tashmë të mira ekonomike midis të dy vendeve. Topi falenderoi Turqinë për mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për t'u bërë një anëtar i NATO-s dhe tha se ai çmonte investimet turke në infrastrukturën rrugore, arsimin, bankat dhe telekomunikacionin.
***
Ministri portugez i mbrojtjes Augusto Santos Silva tha të hënën (14 dhjetor) se Kosova ka një perspektivë evropiane dhe duhet të integrohet në BE dhe NATO ashtu si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. "Portugalia është e angazhuar ndaj stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe nuk do të ketë ndryshime në praninë e saj paqeruajtëse,' tha Silva pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu.
***
Presidenti i BE Herman von Rumpuji ishte të hënën (14 dhjetor) në Sofje në vizitën e tij të parë zyrtare në Bullgari. Rumuji, që u takua me kryeministrin Bojko Borisov dhe presidentin Georgi Parvanov, përshëndeti përpjekjet e qeverisë së re për t'ja dalë situatës ekonomike të vendit, duke thënë se "Bullgaria është kthyer në udhën e duhur."
(Burime të ndryshme -- 08/12/09-15/12/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes