25/11/2009
Java e Modës e Prishtinës paraqiti krijimet e studentëve dizajnë të Kosovës. Gjithashtu në lajmet kulturore: shkrimtari serb Momo Kapor u mirënjoh për kontributin e tij në satirë, në Prishtinë bëhet java e filmit francez.
![]() Modelet në rurën e demonstrimit gjatë edicionit të 11-të të Javës së Modës të Prishtinës. [Getty Images] |
Njëzetenjë studentë dizajner të Kosovës paraqitën krijimet e tyre të dielën (22 nëntor) gjatë edicionit të 11-të të Javës së Modës të Prishtinës. Frymëzuar nga "kohrat e gjyshërve", studentët nga dy shkolla të artit në Prishtinë paraqitën punën e tyre në 50 modele.
***
Shkrimtari serb Momo Kapor mori çmimin "Radoje Domanoviç" për kontributin në satirën serbe. Ceremonia do të bëhet të enjten (26 nëntor) në ministrinë e diasporës. Çmimi është dhënë nga Fondi Radoje Domanoviç, ngritur nga shkrimtarët serbë.
***
Java e Filmit Francez do të jetë në ekranin kryesor në kinemanë e Prishtinës nga e mërkura (25 nëntor) deri të dielën. Sponsorizuar nga ambasada frënge në Prishtinë, veprimtaria përfshin pesë filma një nga të cilët, për fëmijë. Javën do ta mbyllë një koncert me pianistin francez Zhak Kambra.
***
Filmi "Bota është e madhe dhe shpëtimi pret aty pranë", me regji të bullgarit Stefan Komandarev, fitoi Çmimin e Madh në Festivalin e 16-të Ndërkombëtar të Filmit në Minsk. Filmi është një prodhim i përbashkët i Bullgarisë, Gjermanisë, Sllovenisë dhe Hungarisë. Ky është dallimi i 21-të për filmin që deri tani ka marrë 19 çmime dhe dy propozime çmimi.
***
Akademia Evropiane e Filmit (EFA) emëroi regjisorin boshnjak Danis Tanoviç si ambasadorin e vet në 17 nëntor. Roli i tij do të jetë të nxisë kinemanë evropiane dhe ëmimet evropiane të filmit. Tanoviç dhe të tjerë do të përfaqësojnë EFA dhe çmimet evropiane të filmit në veprimtari të mdryshme me emër.
***
Fituesi i Kanës, "Shiriti i bardhë" i Mikael Haneke, hapi festivalin e fillmit evropian "Cinedays" në Shkup të premten (20 nëntor). Përzgjedhja kryesore e festivalit paraqet 12 filma, që do të konkurrojnë për çmimet e Yllit të Artë e të Argjendtë. Veprimtaria është organizuar nga ministria e kulturës, bashkia e Shkupit dhe Qendra Kulturore e Rinisë. Ajo përfundon të enjten (26 nëntor).
***
Ekipi kombëtar i futbollit i Greqisë u kualifikua në 18 nëntor për Kupën Botërore 2010 në Afrikën e Jugut, pasi mundi 1-0 Ukrainën. Kjo është hera e dytë që grekët kualifikohen për kampionatin me emër. Hera e parë ishte në 1994.
(Burime të ndryshme -- 18/11/09 - 25/11/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes