24/11/2009
Kryeministri maqedonas viziton Dublinin. Gjithashtu në lajmet diplomatike: Presidenti kroat Stipe Mesiç bën një vizitë lamtumire në BiH dhe kreu i FBI Robert Muller u takua me zyrtarët turq në Ankara.
![]() Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski ishte në Irlandë të enjten (19 nëntor). [EU] |
Irlanda mbështet ofertën për në BE të Maqedonisë dhe do të votojë në samitin e dhjetorit në favor të nisjes së bisedimeve të pranimit në BE për vendin, tha të enjten (19 nëntor) kryeministri maqedonas Nikola Gruevski pas bisedimeve me homologun e tij irlandez Brajan Koven dhe presidenten irlandeze Meri MekAlisi në Dublin. Gjatë takimit, Gruevski vuri në dukje reformat që Maqedonia ka zbatuar të cilat rezultuan në një raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe një rekomandim për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të BE.
***
Presidenti serb Boris Tadiç dhe homologu i tij maqedonas Gjorge Ivanov diskutuan të enjten (19 nëntor) rrugët për të forcuar marrëdhëniet e ndërsjellta dhe situatën në rajon. Ivanov, bashku me zyrtarë të tjerë, ndoqi funeralin e kreut të kishës serbe, patriarkut të kishës ortodokse serbe, Pavle.
***
Presidenti kroat Stipe Mesiç arriti të enjten (19 nëntor) në Sarajevë në vizitën e tij të fundit në vend si kreu i shtetit. Termi i tij përfundon në shkurt. Pas bisedimeve me kryetarin e presidencës së Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) Zheljko Komsiç dhe anëtarin e presidencës Haris Silajxhiç, Mesiç përsëriti mbështetjen e vendit të tij për integrimin evro-atllantik dhe evropian të BiH. Ai u takua gjithashtu me Përfaqësuesin e Lartë Valentin Inzko.
***
Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç dhe ministri i jashtëm zëvendësues i Greqisë, Dimitris Drutsas diskutuan të mërkurën (18 nëntor) të ashtuquajturën Axhenda 2014, thirrja nismëtare e Athinës për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE deri në 2014. Ai theksoi se BE është modeli më i suksesshëm i paqes dhe ai duhet të kontribuonte për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Jeremiç thotë se Serbia ka përmbushur të gjitha kushtet për të vazhduar udhën e vet për integrimin në BE.
***
Ministri i brendshëm serb Ivica Daçiç dhe zyrtarët francezë nënshkruan të mërkurën (18 nëntor) në Paris, marrëveshje mbi bashkëpunimin policor dhe ripranimin. Daçiç tha se marrëveshja mbi bashkëpunimin policor është me rëndësi strategjike për Serbinë. Homologu i tij frëng Bris Hortefo e vlerësoi atë si një provë të marrëdhënieve miqësore midis të dy vendeve në një momment kur Serbia po shkon më pranë BE.
***
Drejtori i FBI Robert Muller u takua me zyrtarë turq të mërkurën (18 nëntor) në Ankara për të diskutuar bashkëpunimin antiterrorist dhe çështje të tjera të zbatimit të ligjit. Media lokale raportoi se bisedimet prekën përdorimin e mundshëm të Turqisë si një rrugë tranzite për trupat e SHBA që do të tërhiqen nga Iraku. Gjatë vizitës së tij, Muller pati takime me nënkryeministrin Çemil Çiçek, ministrin e drejtësisë Sadullah Ergin dhe shefin e policisë Kagan Koksal.
***
Britania e Madhe i kërkoi Turqisë të hënën (23 nëntor) të mbajë premtimin e saj ndaj BE për të hapur portet dhe aeroportet e veta për anijet dhe avionët e Qipros, duke theksuar se ky do të ishte një hap i rëndësishëm përëpara drejt integrimit të Ankarasë në BE. "Unë i kërkoj qeverisë turke të mbajë angazhimet e veta. Ne do të donim të shihnim më tepër punë se fjalë," tha ministri i shtetit për Evropën i MB, Kris Brajant gjatë një vizite në Nikosia.
***
Ministri francez i mbrojtjes Herve Moren propozoi të hënën (23 nëntor) që vendi i tij dhe Greqia të nënshkruajnë një marrëveshje për mbrojtjen dhe sigurinë. Moren ishte në Athinë për vizitën e vet të parë që kur partia socialiste PASOK mori frenat në tetor. Të dy vendet janë në bisedime që nga fillimi i vitit mbi blerjen nga Greqia të gjashtë fregatave evropiane shumë-misionëshe dhe 15 helikopterëve Super Puma.
***
Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski dhe homologu i tij Jorgo Papandreu do të takohen të premten (27 nëntor) në një samit rajonal mbi mbrojtjen dhe zhvillimin praktik të rajonit të parkut kombëtar të Prespës. Gjatë bisedimeve mënjanë veprimtarisë, të dy krerët do të bisedojnë nga sa thuhet për mosmarrëveshjen midis vendeve lidhur me emrin. Maqedonia shpreson të marrë në dhjetor një datë për bisedimet e saj të pranimit me BE, por ndeshet me mundësinë e një vetoje greke.
(Burime të ndryshëm -- 17/11/09-24/11/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes