Shkencë dhe teknologji: Serbia dhe Microsoft nënshkruajnë marrëveshje

23/11/2009

Microsoft dhe qeveria serbe ranë dakord të lehtësojnë aksesin e IT për shkollat e vendit. Gjithashtu në lajmet shkencore: studentët bullgarë marrin të artën në Olimpiadën e Astronomisë në Kinë.
photo

[Getty Images]

Qeveria serbe nënshkroi një memorandum mirkuptimi me Microsoft të martën (17 nëntor) për lehtësimin e aksesit dhe përdorimin e IT në shkollat serbe. Dokumenti u nënshkrua në kuadrin e bashkëpunimit midis ministrisë së arsimit dhe Microsoft. Nënpresidenti i kompanisë për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, Niels Soelberg, tha se programi do të vazhdojë deri në 2013.

***

Ekipi kombëtar i studentëve bullgarë fitoi një medalje ari dhe dy medalje bronxi në Olimpiadën e 14-të Ndërkombëtare të Astronomisë mbajtur në Hanzhou, Kinë. Konkurimi një javor përfundoi në 16 nëntor.

***

IBM dhe shpërndarësi i prodhimeve e komponenteve të IT të Bosnje dhe Herzegovinë (BiH), Megatrend, kanë nënshkruar një marrëveshje mbi shpërndarjen e softuereve në vend. CEO i Megatrend Adnan Bajramoviç tha të enjten (19 nëntor) se marrëveshja hap mundësi të reja për zhvillimin e kompanisë dhe krijimin e punëve të reja. IBM ka qenë në tregun e BiH për disa vjet tashmë nëpërmjet rrjetit të vet për shpërndarjen e harduereve.

***

Arkeologët bullgarë zbuluan një ryton (paisje e lashtë për të pirë) unik qelqi me imazhin e një kafshe të panjohur, gjatë një gërmimi pranë fshatit juglindor Karanovo, raportoi media lokale të martën (17 nëntor). Bashkë me enën, shkencëtarët zbuluan gjithashtu një unazë të artë dhe monedha. Puna në varrin trakas do të vazhdojë.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Një nga konferencat më të mëdha të IT në rajon, Microsoft Sinergija '09, u hap të martën (17 nëntor) në Beograd. Morën pjesë më tepër se 1,000 specialistë dhe përdorues nga Serbia dhe rajoni.

***

Shoqata e Aeronautikës dhe Kozmonautikës e Rumanisë njoftoi se nisja e raketës së parë të vendit, Helen, do të ricaktohet për vitin tjetër pas disa orvatje të pasuksesëshme që dështuan nga moti i keq. Orvatja e fundit u bë mbi detin e Zi në 14 nëntor. Helen do të ngjitej nga balloni më i madh solar i botës në një lartësi prej tetë miljesh përpara se motorët e saj të ndizeshin dhe ta shtynin atë në hapësirë.

(Burime të ndryshëm – 16/11/09-23/11/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment