Biznes: Banka Botërore miraton kredinë për Serbinë

20/11/2009

Serbia do të marrë një kredi shtetërore buxheti nga Banka Botërore. Gjithashtu në lajmet e biznesit: Shqipëria jep kontrata koncesioni për tetë hidrocentrale dhe në Istog të Kosovës hapet një nënstacion prej 400/110 kilovat.
photo

Ministri i Ekonomisë Mllagjan Dinkiç njoftoi se Banka Botërore miratoi një kredi prej 134 milionë euro për Serbinë. [Getty Images]

Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore miratoi të martën (17 nëntor) një kredi mbështetjeje buxhetore për Serbinë, tha Ministri i Ekonomisë Mllagjan Dinkiç. Financimi është pjesë e një pakete financiare prej 268 milionë euro rënë dakord gjatë një takimi të nivelit të lartë të fundit Banka Botërore - FMN, që ka për qëllim të ndihmojë Serbinë të mbulojë buxhetin e saj për 2009 dhe 2010. Fondet do të synojnë zvogëlimin e administratës publike dhe përmirësimin e klimës së biznesit në Serbi.

***

Qeveria e Shqipërisë dha të mërkurën (18 nëntor) tetë kontrata koncesionesh për të filluar ndërtimin e tetë hidrocentraleve. Kjo valë e re projektesh e shpie numrin e përgjithshëm të njësive të tilla nën ndërtim në 50. Investimet gjithsej në këto hidrocentrale i kalojnë 200 milionë euro.

***

Një nënstacion prej 400/110 kilovat u përurua të martën (17 nëntor) në Istog. Njësia do të prodhojë elektricitet për të përmbushur kërkesat industriale në Kosovën qendrore dhe perëndimore. Projekti prej 23.3 milionë euro u financua nga Banka Gjermane për Zhvillimin dhe nga qeveria e Kosovës.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Forumi i parë i Ballkanit mbi turizmin alternativ u zhvillua të shtunën (14 nëntor) dhe të dielën në Shkup dhe Berovo. Përfaqësues nga Maqedonia, Bullgaria, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia ranë dakord se duhet të krijohet një bërthamë për t'u marrë me problemet në sektor, inkurajimin e turizmit nëpërmjet edukimit, nxitjes dhe punës mbi projektet ndërkombëtarë.

***

RWE dhe qeveria serbe nënshkruan një memorandum mirëkuptimi mbi ndërtimin e hidrocentraleve në Serbi, njoftoi ndërmarrja gjermane të hënën (16 nëntor). Hapi i parë përfshin ndërtimin e hidrocentralit me kapacitet deri në 3,000 megavat. Firma po eksploron tre vende të mundshëm: në lumenjtë Danub, Morava dhe Drina.

(Burime të ndryshëm – 13/11/09-20/11/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment