Kulturë dhe shoqëri: artisti shqiptar hyn përsëri në librin e rekordeve të Gines

18/11/2009

Saimir Strati i Shqipërisë vendos një rekord botëror për mozaikun e tij të një ylli të popit. Gjithashtu në lajmet kulturore: Biblioteka Kombëtare e Dubrovnikut shënon 140 vjetorin e lindjes së Mahatma Gandit dhe një bust i Presidentit të vdekur maqedonas Boris Trajkovski zbulohet në sallën e sportit të Shkupit.
photo

Saimir Strati i Shqipërisë tregon çmimin Gines për punën e tij. [Getty Images]

Artisti shqiptar Saimir Strati hyri në Librin e Rekordeve të Gines të mërkurën (11 nëntor) për mozaikun e tij të Majkëll Xheksonit, kompozuar me 250,000 furça pikture të zeza dhe kafe. Strati punoi për 16 orë në ditë për një muaj mbi mozaikun duke dëgjuar muzikën e Xhekson. Ky është rekordi i katërt i Gines për Stratin. Më parë ai krijoi mozaikun më të madh me thonj, kruese dhëmbësh dhe tapa shishesh.

***

Një ekspozitë që shënon 140 vjetorin e lindjes së Mahatma Gandit është në paraqitje në Bibliotekën Kombëtare të Dubrovnikut deri të premten (20 nëntor). Ekspozita paraqet 14 karikatura nga karikaturisti indian Ranga.

***

Një bust i Presidentit të vdekur maqedonas Boris Trajkovski u zbulua më 13 nëntor përpara sallës së sporteve të Shkupit që mban emrin e tij. Skulptura e bronxtë u bë nga artisti Tome Serafimovski.

***

Tetë filma do të shfaqen si pjesë e Festivalit të katërt të Filmit të Ri italian në Zagreb dhe Rijeka nga e marta (17 nëntor) deri të premten. Veprimtaria është organizuar nga Instituti Italian i Kulturës i Zagrebit.

***

Ylli i tenisit serb Novak Gjokoviç fitoi turneun e Mjeshtrave të Parisit të dielën (15 nëntor) duke mundur Gael Monfils të Francës. Gjokoviç, 22 vjeç tha se ndeshja ishte shumë e vështirë pasi Monfils ishte "i paparashikueshëm" dhe "godiste shumë fort topin".

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Beograd kryeson listën e udhëzuesit të Lonely Planet për jetën më të mirë të natës dhe argëtimet për qytetet në botë. Kryeqyteti serb, njohur si qendër intelektuale, u rendit i pari për shkak të klubeve të tij të shumtë të natës, restoranteve, bareve dhe diskove. Selaniku i Greqisë hyri gjithashtu në dhjetëshen e parë.

***

Selaniku po organizon edicionin e 50-të të Festivalit Nërkombëtar të Filmit nga 13 nëntor deri të dielën (22 nëntor). Veprimtaria shfaq filma nga Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia, Shqipëria , Bullgaria dhe Kroacia, duke paraqitur realitetin modern në Ballkan.

(Burime të ndryshëm -- 11/11/09-18/11/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment