17/11/2009
Presidenti serb Boris Tadiç viziton Italinë. Gjithashtu në lajmet diplomatike: Kroacia zotohet të vazhdojë mbështetjen e përpjekjeve integruese të Maqedonisë dhe Rumania e Molldavia synojnë të rivendosin lidhjet.
![]() Presidenti serb Boris Tadiç (majtas) u takua me Papën Benedikt XVI. [Getty Images] |
Presidenti serb Boris Tadiç tha të shtunën (14 nëntor) se kishte marrë mbështetjen e Vatikanit për integrimin e Beogradit në BE dhe sovranitetin mbi Kosovën. Komenti i tij pasoi bisedimet me Papën Benedikt XVI. Tadiç shtoi se ai dhe Papa ranë dakord se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE deri në 2014 është realist.
***
Ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu tha të dielën (15 nëntor) se vendi i tij sheh me optimizëm në presidencën e ardhëshme të BE të Spanjës e cila fillon në 1 janar. Duke u takuar në Kordoba me homologun e tij spanjoll Miguel Angel Moratinos, ata diskutuan lidhjet e ndërsjellta dhe bashkëpunimin lidhur me BE.
***
Kryeministri kujdestar rumun Emil Bok tha të premten (13 nëntor) se nënshkrimi i një marrëveshjeje për trafikun kufitar me Molldavinë sinjalizon rivendosjen e lidhjeve midis vendeve fqinjë. Pas takimit me homologun e tij molldav Vlad Filat, Bok tha se kjo shënoi rivendosjen e lidhjeve ekonomike, kulturale e diplomatike.
***
Kroatia do të arrijë objektivin e saj primar të bashkimit me BE dhe do të inkurajojë vendet e tjera në rajon të pasojnë atë, tha të premten (13 nëntor) në Romë presidenti kroat Stipe Mesiç ndërsa takohej me homologun e tij italian Xhorxhio Napolitano. Ky i fundit shprehu mbështetje për ofertën e Zagrebit për në BE dhe për integrimin e vendeve të tjera në rajon.
***
Kryeministri italian Silvio Berluskoni shprehu mbështetje të premten (13 nëntor) për ofertën e Serbisë për në BE. "Ne duam të përsërisim dëshirën tonë për ta patur Serbinë si një partner dhe anëtar të BE," u tha Berluskoni gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin serb Boris Tadiç në Romë. Ai shtoi se anëtarësimi serb do të rriste stabilitetin rajonal.
***
Kroacia do të vazhdojë mbështetjen e ofertave të Maqedonisë për në BE dhe NATO, tha në 10 nëntor kryeministrja kroate Jadranka Kosor, pas bisedimeve me homologun e saj maqedonas Nikola Gruevski në Shkup. Gruevski theksoi se përvoja që Kroacia ka fituar është e rëndësishme për vendin e tij. Të dy zyrtarët ranë dakord se marrëdhëniet e ndërsjellta janë të mira por mund të forcohen edhe më.
***
Gjermania favorizon shbllokimin e marrëveshjes së përkohëshme tregtare të Serbisë me BE dhe do të flasë me partnerët evropianë që ende janë kundër saj, tha të hënën (16 nëntor) kancelarja Angela Merkel pas bisedimeve me presidentin serb Boris Tadiç. Beogradi duhet të aplikojë për anëtarësimin në BE vetëm pasi të hyjë në fuqi marrëveshja, shtoi Merkel. Marrëveshja, pjesë e marrëveshjes së stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) e Serbisë, ka ngrirë deri sa Beogradi të gjykohet që bashkëpunon plotësisht me gjykatën e OKB për krimet e luftës.
***
Ministri i jashtëm slloven Samuel Zbogar tha të hënën (16 nëntor) se Bosnje dhe Herzegovina ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Pas takimit me krerët politikë, ai u kërkoi atyre të bien dakord mbi ndryshimet kushtetuese që do ta bëjnë vendin më shumë funksional dhe të aftë për të përshpejtuar procesin e vet të integrimit në BE. Zbogar u takua gjithashtu me Përfaqësuesin e Lartë Valentin Inzko.
(Burime të ndryshme – 10/11/09-17/11/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes