11/11/2009
Filmi i regjisorit rumun Kristian Mungiu hyn në një listë të shquar. Gjithashtu në lajmet kulturore: mbahen në Zagreb Ditët e Kulturës Serbe dhe në një fshat maqedonas vihet guri i themelit i një memorali të Mustafa Kemal Ataturk.
![]() Regjisori rumun Kristian Mungiu. [Getty Images] |
Filmi rumun "Katër muaj, tre javë dhe dy ditë", me regji të Kristian Mungiu, u përfshi në 100 filmat më të mirë të dekadës në një renditje të botuar nga e përditëshmja The Times. Filmi, i cili fitoi Palmën e Artë në festivalin e filmit të Kanës në 2007, u rendit i 14-i në listë.
***
Edicioni i katërt i Ditëve të Kulturës Serbe i hapur në Zagreb të dielën (8 nëntor) është organizuar nga shoqëria kulturore serbe Prosveta dhe paraqet eskpozita, shfaqje, prezantime të romaneve dhe tregimeve.
***
Filmi serb "Herë pas here" me regji të Darko Lungulov mori tre çmime në festivalin Cinema Tous Ecrans i cili u mbajt të dielën (8 nëntor) në Gjenevë. Filmi fitoi çmimin e regjisorit më të mirë, çmimin e kritikës ndërkombëtare dhe çmimin për inkurajimin në shpërndarjen në kinema.
***
Guri i themelit i një memoriali të Mustafa Kemal Ataturk, themelues i Turqisë moderne, u vu në Koxhaxhik, Maqedoni, dikur vendi i shtëpisë të prindërve të tij. Ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska dhe zëvendës ministri turk i kulturës Nihat Gul, ndoqën ceremoninë. Projekti vlen rreth 650,000 euro.
***
Ministria e kulturës e Kosovës caktoi të enjten (5 nëntor) producenten Burbuqe Berisha si kreun e ri të Tetarit Kombëtar. Berisha është një producente e shquar lokale e shfaqjeve të teatrit, filmave dhe shfaqjeve të TV.
***
Festivali një-javor Ndërkombëtar i Teatrove përfundoi të dielën (8 nëntor) në Prishtinë. Në edicionin e parë të veprimtarisë sponsorizuar nga ministria e kulturës morën pjesë trupa nga Belgjika, Sllovenia, Ukraina, Austria, Maqedonia, Italia dhe vetë Kosova.
***
Bursa, Turqi do të presë edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Udha e Mëndafshit nga 14 deri në 22 nëntor, duke shfaqur 140 filma nga 45 vende të botës. Edicioni i këtij viti kremton 95 vjetorin e kinemasë turke.
***
Gjimnastët kroatë fituan pesë medalje në konkurimin e Kupës Botërore në Osijek i cili përfundoi të hënën (9 nëntor). Tijana Tkalçeç fitroi medaljen e argjendtë në finalet e traut dhe Tomislav Markoviç u rendit i dyti në finalet e ushtrimeve të lira për meshkuj. Osijek ishte ndalesa e fundit e rrethit të Kupës Botërore 2009.
(Burime të ndryshme – 05/11/09-11/11/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes