Kulturë dhe shoqëri: kopja e Murit të Berlinit tani në Beograd

04/11/2009

Kopja prej kartoni e Beogradit e Murit të Berlinit shënon 20 vjetorin e rënies së tij. Gjithashtu në lajmet kulturorë: këngëtari i xhazit i Nju Jorkut Majëlls Grifith hap edicionin e pestë të Festivalit të Xhazit të Prishtinës dhe Spliti po pret Ditët e Kulturës Franceze.
photo

Beogradi ka një kopje kartoni të Murit të Berlinit. [Getty Images]

Artisti gjerman Frank Botler ngriti një kopje kartoni të Murit të Berlinit në qendrën e Beogradit për të shënuar 20 vjetorin e rënies së tij. Sipas Botler, Sheshi i Republikës i Beogradit është vendi më i mirë për ndërtimin 3 metra të lartë dhe 14 metra të gjatë, për shkak të konfliktit të viteve 1990 në Ballkan. Kalimtarët mund të shkruajnë grafitë në mur përpara shkatërrimit të tij simbolik të hënën (9 nëntor).

***

Vokalisti i xhazit i Nju Jorkut Majëlls Grifith hapi edicionin e pestë të Festivalit të Xhazit të Prishtinës të dielën (1 nëntor) duke kënduar bashkë me vokalistë sllovenë, serbë dhe austriakë dhe grupin JR5+. Vetëm një grup i Kosovës do të japë shfaqje në veprimtarinë dhjetë ditore, e cila mbizotërohet nga grupe dhe muzikantë xhazi të SHBA dhe Europës Perëndimore.

***

Split, Kroaci, po organizon Ditët e Kulturës Franceze dhe Mbrëmjen e 16-të Këngës nga e enjtja (29 tetor) deri të dielën. Veprimtaria shfaq filma, leksione, ekspozita dhe diskutime teatri. Ajo është organizuar nga disa institucione kulturore në Kroaci e jashtë vendit dhe u mbështet nga Ambasada franceze në Zagreb.

***

Dokumentari "Mirupafshim, si je?" i regjsorit serb Boris Mitiç, fitoi çmimin për filmin më të mirë me metrazh të mesëm në Festivalin e 5-të Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar të Qytetit të Meksikos, DOCSDF. Deri në 148 filma nga më shumë se 40 vende u shfaqën në festival, i cili u zhvillua nga 15 deri më 24 tetor.

***

Një palë këpucë që i përkisnin legjendës së pop-it, Madonës u shitën për 10,000 euro në një mbrëmje bamirësie të Hallouinit në Bukuresht të shtunën (31 tetor). Këngëtarja vendosi të nxjerë në ankand një nga palët e saj të preferuara të këpucëve të Kristian Dior për të mbledhur fonde për arsimin e fëmijëve të varfër në Rumani.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Një Festival i Teatrit Kombëtar u hap të shtunën (31 tetor) në Bukuresht. Veprimtaria paraqet 90 veprimtari të ndryshme duke përfshirë 21 shfaqje teatri, paraqitje librash dhe konferenca. Ajo përfundon më 8 nëntor.

***

Ministritë e kulturës të Serbisë, Bosnjë dhe Herzegovinës, Malit të Zi dhe Kroacisë ranë dakord në Sarajevë të hënën (2 nëntor) që të punojnë së bashku për të përfshirë gurët mesjetarë të varreve të njohur si "steçi" në listën e trashëgimisë botërore të UNESKO. "Steçi" janë të përhapur anembanë rajonit. Ato janë të shquara për motivet dekorativë të tyre, që përfshijnë spirale, rozeta, gjethe hardhie dhe rrush. Origjina e tyre besohet të datojë në shekullin e 12-të dhe të jetë e lidhur me Kishën Boshnjake.

(Burime të ndryshëm – 28/10/09-04/11/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment