Ditari diplomatik: Presidenti i Indisë viziton Qipron

03/11/2009

Presidenti qipriot Demetris Kristofias dhe homologia e tij indiane Pratibha Devisingh Patil u takuan në Nikozia. Gjithashtu në lajmet diplomatike: Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç ishte në Japoni dhe Shqipëria dhe Kina shënuan 60 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.
photo

Presidentja indiane Pratibha Patil nderon statujën e Mahatma Gandit pranë Dhomës së Përfaqësuesve në Nikozia, të shtunën (31 tetor). [PTI]

Presidenti qipriot Demetris Kristofias shprehu mbështetje të shtunën (31 tetor) për anëtarësimin e përhershëm të Indisë në Këshillin e Sigurimit të OKB. Deklarata e tij erdhi në një banket shtetëror në nderim të vizitës së homologes së tij indiane Pratibha Devisingh Patil. Kjo e fundit mbërriti në Qipro të enjten nga Britania e Madhe ku ishte në një vizitë shtetërore. Ajo është presidentja e parë indiane që viziton Nikozinë në 20 vjet.

***

Sllovakia mbështet kërkesën e Turqisë për në BE dhe beson se vendi është në rrugën e duhur për të përmbushur kriteret e vëna nga blloku, tha Presidenti sllovak Ivan Gasparoviç të hënën (2 nëntor) pas takimit me homologun e tij turk Abdullah Gul në Bratisllavë. Gasparoviç theksoi se sa më shumë anëtarë të besueshëm të ketë BE, aq më i fortë do të bëhet blloku, si politikisht, ashtu edhe ekonomikisht.

***

Kryeministri grek Jorgo Papandreu u takua me homologun e tij britanik Gordon Braun të shtunën (31 tetor) si pjesë e vizitës së tij në Londër. Të dy zyrtarët diskutuan mbi aspektet kryesore të takimit të Këshillit të Europës të zhvilluar në Bruksel javën e kaluar, duke përfshirë një strategji për krijimin e vendeve të reja të punës dhe masave për të luftuar ndryshimin e klimës.

***

Kryeminstrja kroate Jadranka Kosor nisi një vizitë në Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH) të martën (3 nëntor), ku do të zhvillojë bisedime me homologun e saj të BiH Nikola Spiriç, Përfaqësuesin e Lartë Valentin Inzko dhe përfaqësues të partive kroate boshnjake.

***

Kreu qipriot turk Mehmet Ali Talat tha të premten (30 tetor) se arritja e një zgjidhje në çështjen e zgjatur të Qipros deri nga fundi i këtij viti do të ishte shumë e vështirë. Duke folur në një konferencë shtypi pas takimit me Presidentin turk Abdullah Gul në Ankara, Talat tha se pala turke qipriote ka bërë gjithshka të mundshme për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen këtë vit, duke sugjeruar bisedime të intensifikuar dhe bisedime mbi një afat përfundimtar.

***

Ministri i Jashtëm japonez Katsuja Okada dhe homologu i tij vizitues serb Vuk Jeremiç ranë dakord të enjten (29 tetor) se Serbia është një fakor kryesor për stabilitetin dfhe begatinë në Ballkan. Ata theksuan rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike, si dhe bashkëpunimin në mbrojtjen e mjedisit.

***

Shqipëria dhe Kina shënuan 60 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të enjten (29 tetor) në Tiranë. Zëvendës/Kryeministri kinez Zhang Deijang tha se forcimi i marrëdhënieve me Shqipërinë është në interes të Pekinit, duke shtuar se të dy vendet do të përqëndrohen në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski dhe homologu i tij grek Jorgo Papandreu u takuan për herë të parë në Bruksel të enjten (29 tetor), në periferi të takimit të Këshillit të Europës. Ata ranë dakord se gjetja e një zgjidhje të pranueshme në mënyrë të ndërsjelltë në grindjen për emrin midis vendeve të tyre është thelbësore. Sipas përfaqësuesve të zyrave të tyre, të dy zyrtarët mbështetën shansin europian të Ballkanit.

***

Kryeministri i Bosnjë dhe Herzegovinës (BiH) Nikolla Spiriç paralajmëroi të mërkurën (28 tetor) se stabiliteti i vendit të tij mund të rrezikohet nga presioni i jashtëm për ndryshimet kushtetuese. Pas bisedimeve me homologun e tij slloven Borut Pahor në Lubljanë, Spiriç theksoi se vetëm BiH mund të garantojë paqen dhe integritetin e saj.

(Burime të ndryshëm – 27/10/09-03/11/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment