Biznes: rikthehet linja hekurudhore

23/10/2009

Pas gati dy dekadave, linja hekurudhore midis kryeqyteteve të Serbisë dhe Bosnjë dhe Herzegovinës është rihapur. Gjithashtu në lajme të biznesit: Maqedonia merr 66 centralë të rinj ere dhe Kosova Motors Company është shitësi zyrtar vendas i Ford, Land Rover dhe Nissan.
photo

Një biletë treni nga Sarajeva në Beograd do të kushtojë 25 euro. [Getty Images]

Autoritetet hekurudhore të Bosnjë dhe Herzegovinës dhe Serbisë ranë dakord të martën (20 tetor) që të rivendosin, pas 18 vjet ndërprerje, linjën e drejtpërdrejtë hekurudhore Sarajevë-Beograd-Sarajevë duke filluar nga 13 dhjetori. Çmimi i biletës për vajtje është 25 euro dhe udhëtimi do të zgjasë tetë orë e gjysmë.

***

Instalimi i 66 centraleve me erë pranë Shtip, Maqedoni, pritet të nisë në pranverën e 2010. Ndërmarrja spanjolle Inval eksploroi mundësitë për të përdorur energjinë e erës për prodhimin e elektricitetit në vend.

***

Maqedonia do të fusë një ndalim të pirjes së duhanit në bare dhe restorante duke filluar nga 1 janari 2010. Sipas rregullave të tanishëm, pirja e duhanit lejohet vetëm në 50% të hapësirës, por rregulli nuk është zbatuar. Pirësit e duhanit që thyejnë ndalimin pas 1 janarit do të gjobiten me 300 euro dhe pronarët e barit apo restaurantit do të gjobiten me nga 2,000 në 4,000 euro.

***

Një mision i FMN mbërriti të enjten (22 tetor) në Beograd për një shqyrtim të dytë dhe të tretë të njëkohshëm në kuadrin e marrëveshjes së ndihmës me vendin prej 2.92 miliardë euro. Misioni do të qëndrojë në Serbi deri më 4 nëntor. Përfundimet e ekspertëve do të vendosin për dhënien e 1.2 miliardë eurove të mbetura nga kredia që Serbia ka të drejtë të marrë këtë vit.

***

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim thotë se ekonomia e Shqipërisë do të rregjistrojë një rritje prej 3% më 2009. Gjashtë muajt e parë kanë qenë të fortë për vendin me një rritje prej 4-5%, ndërsa gjysma e dytë e vitit do të jetë ndjeshmërisht më keq, me një rënie të pritëshme prej 1.6%, tha të martën (20 tetor) kreu i EBRD në Tiranë, Daniel Berg.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Kosova Motors Company do të jetë shitësi zyrtar vendas i Ford, Landrover and Nissan, njoftuan të hënën (19 tetor) përfaqësues të ndërmarrjes. Ata shtuan se planet e ardhshëm të tyre janë për të ofruar mirëmbajtje dhe shërbim për të tre markat e makinave.

***

Rumania do të ndeshet me një rritje çmimesh pas zgjedhjeve presidenciale të 22 nëntorit, paralajmëron një raport i botuar nga PriceWaterhouseCoopers të mërkurën (21 tetor). Parashikimet janë dramatike, pasi çmimi i elektricitetit do të rritet me 30% dhe çmimet e karburantit me së paku 20%. Çmimet e cigareve pritet të rriten me 34%.

(Burime të ndryshëm – 16/10/09-23/10/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment