29/09/2009
Kosova kërkon antarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe zgjeroi njohjen ndërkombëtare. Po ashtu në lajmet diplomatike: Presidenti i Azerbaixhanit viziton Rumaninë.
![]() Ministri i jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni ishte në Nju Jork për seancën e 64 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. [Getty Images] |
Ministri i jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni, në Nju Jork për seancën e 64 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u takua me zyrtarët nga Liga Arabe për të diskutuar antarësimin në organizatat ndërkombëtare. Ai zhvilloi bisedime me ministrin e jashtëm sllovak Miroslav Lajcak mbi mundësit e njohjes së Kosovës nga Bratislava. Sllovakia është një nga pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës.
***
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u takua të enjten (24 shtator) me Presidentin e SHBA-së Barak Obama. Sejdiu falenderoi administratën e SHBA-së për angazhimin e saj dhe mbështetjen si dhe shprehu shpresën se marrëdhëniet speciale midis Prishtinës dhe Uashingtonit do të forcohen më tej.
***
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, i cili po kryen një vizitë dy ditore në Rumani, u takua të hënën (28 shtator) me Presidentin Trajan Bësesku. Ata firmosën disa dokumenta me qëllim forcimin e një bashkëpunimi dypalësh dhe forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
***
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave Kunio Mikuriya ishte të hënën (28 shtator) dhe të martën në Shkup, ku ai u takua me Drejtorin e Administratës Maqedonase Vanco Kargov. Ata presin të firmosin një memorandum që parashikon hapjen e një qendre rajonale të trajnimit.
***
Presidenti serb Boris Tadiç filloi një vizitë dy ditore të martën (29 shtator) në Slloveni për bisedime me Presidentin Danilo Turk, kryeministrin Borut Pahor dhe kryetarin e parlamentit Pavel Gantar. Fokusi i marrëdhënieve dypalëshe, BE dhe bashkëpunimi ekonomik. Tadiç do të marri pjesë gjithashtu në një forum biznesi serb-slloven në Ljubjana.
(Burime të ndryshëm 22/09/09-29/09/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes