Ditari diplomatik: Solana nis turneun rajonal

14/07/2009

Shefi i sigurimit të BE është në Beograd. Gjithashtu në lajmet diplomatike: një delegacion i Kongresit të SHBA viziton BiH dhe Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoglu ishte në Serbi.
photo

Shefi i sigurimit të BE Havier Solana (majtas) u takua me Presidentin serb Boris Tadiç të hënën (13 korrik). [Getty Images]

Shefi i politikës së jashtme të BE Havier Solana ishte në Beograd të hënën (13 korrik), pjesa e parë e vizitës së tij tre-ditore në rajon. Gjatë qëndrimit në Serbi, Solana u takua me Presidentin Boris Tadiç, Kryeministrin Mirko Cvetkoviç, Ministrin e Jashtëm Vuk Jeremiç dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë. Të martën, Solana udhëton në Maqedoni për t'u takuar me Kryeministrin Nikolla Gruevski. Më pas gjatë ditës ai pritet në Prishtinë për bisedime me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaçi. Të mërkurën, ai mbyll turneun në Malin e Zi.

***

Kryeministrja e re kroate Jadranka Kosor do të takohet me homologun e saj slloven Borut Pahor këtë muaj, njoftoi media vendase të dielën (12 korrik). Nuk janë dhënë hollësira mbi kohën e saktë, por takimi do të mbahet në Kroaci. Pahor ka shprehur optimizëm se bisedimet do të ofrojnë një zgjidhje për mosmarrëveshjen e gjatë të kufirit midis të dy vendeve.

***

Anëtarët e presidencës tre-palëshe të Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) siguruan të dielën (12 korrik) anëtarët e Kongresit të SHBA Ras Karnahan, Majk Tërner dhe Lin Vulsi gjatë vizitës atje se integrimi në BE dhe NATO janë përparësitë kryesore të vendit. Delegacioni i SHBA u takua gjithashtu me Përfaqësuesin e Lartë Valentin Inzko. Ata ranë dakord se udhëheqësit vendas duhet të vazhdojnë të punojnë drejt krijimit të një shteti të efektshëm që është në gjendje të përmbushë detyrimet e brendëshme dhe ndërkombëtare të tij.

***

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u kërkoi autoriteteve maqedonase të mos vonojnë vendosjen e marrëdhënieve zyrtare diplomatike me shtetin e ri të pavarur të tij, njoftoi media të dielën (12 korrik). Sejdiu ishte në Maqedoni për të ndjekur ceremoninë e hapjes së festivalit të 49-të të verës së Ohrit, së bashku me Presidentin shqiptar Bamir Topi.

***

Zëvendës/Sekretari i Shtetit i SHBA Xhejms Stainberg thotë se çështjet dypalëshe nuk duhet të jenë pengesë për integrimin euro-atlantik të vendeve të Ballkanit. Stainberg mbajti bisedime me Ministrin e Jashtëm maqedonas Antonio Milososki në periferi të takimit të nivelit të lartë rajonal në Dubrovnik javën e kaluar. Ai shprehu shpresë se Maqedonia dhe Greqia do të arrijnë shpejt kompromis në grindjen e tyre për emrin.

***

Ministri i Jashtëm hollandez Maksim Vergahen ka shtyrë një vizitë të planifikuar në Beograd lidhur me një mosmarrëveshje për rendin e ditës, njoftoi media serbe të premten (10 korrik). Udhëtimi ishte caktuar për më 21 korrik.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu ishte në Serbi të premten (10 korrik) ku u takua me homologun e tij Vuk Jeremiç. Ai udhëtoi gjithashtu në Novi Pazar ku bisedoi me autoritetet vendase dhe udhëheqësit e partive më të mëdha boshnjake, Rasim Ljajiç të Partisë Demokratike të Sanxhakut (SDP) dhe Sulejman Ugljanin të Partisë së Veprimit Demokratik (SDAS).

***

Policia shqiptare dhe Agjensia e Krimit të Rëndë dhe të Organizuar e Mbretërisë së Bashkuar (SOCA) do të rrisin bashkëpunimin, tha të hënën (13 korrik) shefi i policisë Ahmet Prençi, pas takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të SOCA, Bill Hjuz. Ata diskutuan përpjekjet e përbashkëta për të luftuar terrorizmin dhe krimin e organizuar. Hjuz u zotua se SOCA do të ofrojë ndihmë për policinë shqiptare në formën e trainimit dhe projekteve të partneritetit.

(Burime të ndryshëm -- 07/07/09-14/07/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment