Biznes: JAT rifillon fluturimet në Dubrovnik

03/07/2009

JAT e Serbisë do të fluturojë në bregdetin kroat dy herë në javë këtë verë. Gjithashtu në lajmet e biznesit: Qipro rregjistron rritjen më të lartë të taksave mes shteteve të BE dhe tregu i aksioneve në Kroaci reagon ndaj dorëheqjes së Kryeministrit Ivo Sanader.
photo

Linja ajrore Serbe nuk ka fluturuar në Dubrovnik në 18 vjet. [Getty Images]

Linja ajrore kombëtare Serbe JAT filloi një linjë sezonale të enjten (2 korrik), duke lidhur Beogradin me Dubrovnikun pas një ndërprerje prej 18 vjetësh. Fluturimet mes dy destinacioneve do të funksionojnë dy herë në javë deri në fund të gushtit -- të hënave dhe të enjteve. Dubrovniku do të jetë aeroporti i dytë kroat ku JAT fluturon, pas fluturimeve të tij në Pula që filluan verën e kaluar.

***

Qipro rregjistroi rritjen më të lartë të taksave për shtetasit dhe ndërmarrjet mes 27 vendeve anëtarë të BE-se, njoftoi e përditshmja Cyprus Mail më 26 qershor, duke cituar të dhëna statistikore të lëshuara nga Eurostat. Vendi gjithashtu rregjistroi nivelin më të lartë të taksës direkte mbi kapitalin dhe taksën më të ulët për korporatat.

***

Një terminal i ri në Aeroportin e Plovdivit në Bullgaria u përurua zyrtarisht të mërkurën (1 korrik), njoftoi media vendase. Terminali i ri do të fillojë fluturimet më 1 gusht, tha Ministri i Transportit Petar Mutafkiev.

***

Dorëheqja e papritur e Kryeministrit kroat Ivo Sanader të mërkurën (1 korrik) shkaktoi një rënie prej 4% në treguesin kryesor në Bursën e Aksioneve të Zagrebit. Në një pikë, rënia arriti në 6.07%. Treguesi kishte një rënie prej 3.93% në fund të ditës.

***

Ministri maqedonas i Financës Trajko Sllaveski refuzoi spekullimin në lidhje me zëvendësimin e mundshëm të tij të mërkurën (1 korrik). Sipas ministrit, spekullimet e medias në lidhje me shkarkimin e mundshëm të tij e patën zanafillën nga faqja e lidhjeve sociale në internet Facebook.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Komisioni Europian miratoi Dokumentin e Planifikimit Tregues Shumë-Vjeçar për Bosnjë dhe Hercegovinën (BiH) për 2009-2012 të mërkurën (1 korrik). Rreth 303.2 milionë euro të ndihmës financiare nën instrumentin e Ndihmës të Para-Pranimit do të ndihmojë reformat politike dhe ekonomike, ndërtimin e institucioneve dhe do të synojë përmirësimin e aftësisë së BiH për të përmbushur detyrimet për t'u bërë një anëtare e BE.

***

Ministri i Financës Dragan Vrankiç dhe Ambasadori gjerman në Bosnjë dhe Hercegovinë, Joakim Shmidt nënshkruan një marrëveshje mbi bashkëpunimin financiar të enjten (2 korrik), i cili do të sigurojë rreth 53.5 milionë euro në ndihmë financiare për vendin. Fondet do të përdoren për të mbështetur projekte në sektorin e energjisë, administrimin e ujrave të zeza dhe ndërtimin e një parku të erës..

(Burime të ndryshëm – 26/06/09-03/07/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment