Kulturë dhe shoqëri: Rumania merr Kupën e Shahut

01/07/2009

Mjeshtëri rumun i shahut Nisipeanu fiton në Francë. Gjithashtu në lajmet kulturore: shkrimtarit shqiptar Kadare i jepet çmimi letrar Asturias 2009 dhe qeveria turke nderon historianin Kemal Karpat.
photo

Rumuni Liviu Dieter Nisipeanu fiton Kupën e Shahut të Francës. [Getty Images]

Mjeshtri ndërkombëtar Liviu Dieter Nisipeanu, aktualisht shahisti më i mirë rumun dhe një ish-kampion i Europës, fitoi të dielën (28 qershor) Kupën e Shahut të Francës, si një pjesëtar i ekipit francez Clichy Echecs 92, njoftoi Agerpres. Clichy Echecs 92 mposhti Evry Grand Roque, 3-1. Nisipeanu luan profesionalisht për klube të ndryshme në Rumani, Francë dhe Gjermani.

***

Shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare ju dha çmimi letrar Asturias 2009 më 24 qershor. Çmimi jepet çdo vit nga Fondacioni Princi i Asturias kryesuar nga Princi i Kurorës spanjolle Felipe. Ai u jepet individëve apo institucioneve veprat krijuese apo kërkimore të të cilëve kontribuojnë për kulturën universale.

***

Historiani Kemal Karpat mori çmimin e nderit 2009 të parlamentit turk për "arritje të shquara në arenën ndërkombëtare dhe kontributet për promovimin e Turqisë në botë", njoftoi të premten (26 qershor) e përditshmja Vatan. Karpat është i specializuar në historinë otomane dher është tani një profesor në Universitetin e Viskonsin.

***

Një ekspozitë e kushtuar Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore u hap në muzeumin e historisë ushtarake të Vienës më 24 qershor, njoftoi agjensia e lajmeve Sofja. Ekspozita titullohet "Aleati i panjohur: Bullgaria në Luftën e Parë Botërore" dhe do të jetë e hapur deri më shkurt 2010. Ajo shfaq objekte të ndryshëm duke përfshirë uniforma, armë, dokumente, fotografi dhe një katalog.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Muzeumi i ri Akropolis në Athinë ka tërhequr më tepër se 90,000 vizitorë në shtatë ditët e tij të para pas hapjes zyrtare më 20 qershor, tha të hënën (29 qershor) Ministri grek i Kulturës Antonis Samaras. Mesatarisht 11,000 bileta u shitën nëpërmjet e-biletave të faqes në internet të muzeut në pesë ditët e para. Ministri njoftoi se muzeumi do të jetë i hapur nga 8 në mëngjes deri në 8 në mbrëmje gjatë gjithë vitit.

***

Orkestra Dyako nga Gjakovo, Kroaci, u votua si banda më e mirë e tamburicave në botë në festivalin e dytë botëror të Tamburicës 2009, në Deronje, Serbi, i cili u mbajt nga e premtja (26 qershor) deri të dielën.

(Burime të ndryshëm -- 24/06/09-01/07/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment