Shkencë dhe teknologji: Rumania do të prodhojë vaksinën e gripit të derrit

29/06/2009

Qeveria rumune do të shpenzojë 11 milionë euro mbi një vaksinë të gripit të derrit. Gjithashtu në lajmet shkencore: një shkencëtar turk zhvillon një mjet të posatçëm për kirurgjinë e zemrës dhe në Qipro gjenden puse të lashtë uji.
photo

Rumania punon për të luftuar gripin e derrit. [Getty Images]

Qeveria rumune do t'i japë 11 milionë euro Institutit Kantakuzino për të prodhuar rreth 5 milionë doza të vaksinës së gripit të derrit duke filluar nga 15 korriku. Deri tani në Rumani janë raportuar 19 raste të virusit A/H1N1.

***

Shkencëtari turk Murat Dikmengil nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Trakya zhvilloi një gjilpërë dhe fill të posatçëm që do të shkurtojë kirurgjitë e zemrës dhe do të shtojë normat e saj të suksesit, njoftoi më 21 qershor agjensia e lajmeve Anadolu. Shpikja turke u prodhua në Gjermani.

***

Banka e Greqisë ngriti një komitet shkencëtarësh dhe akademikësh për të kryer një studim në pasojat e mundëshme ekonomike, sociale dhe mjedisore të ndryshimit të klimës në Greqi, njoftoi media më 19 qershor. Studimi, financuar nga banka, pritet të kërkojë dy vjet.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ndërsa gërmonin në Qipro, arkeologët e Universitetit të Edinburgut zbuluan një rrjet pusesh që besohen se datohen në epokën e gurit, duke i bërë ato midis më të vjetërve në botë. Në fundin e një prej puseve u gjet skeleti i një gruaje. U zbuluan gjithsejt gjashtë puse, të lashtë midis 9,000 dhe 15,000 vjet.

***

Ministria e Kulturës e Kosovës caktoi 100,000 euro këtë vit për zbulimin dhe rindërtimin e një parku arkeologjik në Ulpiana, pranë Prishtinës. Objekti më i vlfshëm i gjetur në vend është një sarkofag që besohet se i takon një gruaje të rëndësishme ilire.

(Burime të ndryshëm – 22/06/09-29/06/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment