27/05/2009
Çmimi i "vendit të posaçëm" të Panairit të 22-të Ndërkombëtar të Librit të Teheranit i shkon Turqisë. Gjithashtu në lajmet kulturore: Muzeu i ri i Akropolit i Athinës do të paraqitet zyrtarisht dhe në Bukuresht hapet Festivali Ndërkombëtar i Artit të Cirkut.
![]() Panairi i 22-të Ndërkombëtar i Librit në Teheran. [AFP] |
Turqia fitoi çmimin e "vendit të posaçëm" në Panairin e 22-të Ndërkombëtar të Librit në Teheran mbajtur nga 6 maj në 16 maj në Iran, njoftoi të premten (22 maj) ministria turke e kulturës. Në tërësi 5,5 milion vetëm ndoqën panairin. Turqia mori pjesë me 1,700 libra.
***
Muzeu i ri Akropolis i Athinës do të hapet zyrtarisht në 20 qershor, njoftoi të mërkurën (20 maj) ministri grek i kulturës Antonis Samaras. Ceremonia pritet të ndiqet nga dinjitarë të huaj, artistë dhe akademikë. Muzeumi i ri u ndërtua si pjesë e fushatës së Greqisë për të kthyer monumentet historike nga Muzeu Britanik në Londër.
***
Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Artit të Cirkut nisi në Bukuresht të martën (26 maj), raportoi Hotnews. Veprimtaria do të mbyllet në 7 qershor. Tre ekipe të rëndësishme cirku po marrin pjesë, cirku Salome i Gjermanisë, cirku Le Masque nga SHBA dhe cirku Berousek i Republikës Çeke.
***
Qyteti verior i Shqipërisë, Shkodra po pret edicionin e pestë të Festivalit të Xhazit të Shkodrës nga e hëna (25 maj) deri të shtunën. Në skenë po japin shfaqje grupe italiane e shqiptare të xhazit, interpretues të flamenkos spanjolle dhe të fuzionit të xhazit.
***
Një anije në pronësi të ish udhëheqësit jugosllav Josip Broz Tito u shit në ankand publik në Rijeka për 107,000 euro, raportoi media kroate të shtunën (23 maj). Jahti, i njohur më parë me emrin Galeb, është konsideruar një pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit. Bashkia e Rijekës e bleu anijen kohët e fundit nga një kompani me bazë në Liberi.
***
Festivali i Verës i këtij viti në Serbi do të mbahet gjatë korrikut. Tifozët e xhazit në Beograd do të jenë në gjendje të kënaqen nga shfaqjet e artistëve me famë botërfore duke përfshirë këngëtaren irlandeze Shinejd O'Konor.
***
Gara e çiklizmit në rrugë Shkup 2009 u mbajt për herë të dytë në kryeqytetin maqedonas të shtunën (23 maj). Veprimtaria, e organizuar nga shoqata e biçikletave Energy, kishte pesë kategori: studentët ushtarakë, mjeshtrat, femrat, të rinjtë dhe elita.
(Burime të ndryshme – 20/05/09-27/05/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes