Shkencë dhe teknologji: qeveria rumune merr licensa të Microsoft

18/05/2009

Qeveria rumune ble licensa të Microsoft për ministritë dhe agjensitë qeveritare. Gjithashtu në lajmet: Shoqata e Teknologjive të Internetit e Turqisë do ta çojë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut një ndalim të mundësisë së hyrjes në YouTube dhe në BiH bie lehtë pirateria e programeve kompjuterikë.
photo

Qeveria rumune do të blejë 163,138 licensa nga Microsoft. [Dosje]

Qeveria rumune autorizoi ministrinë e komunikacioneve për të paguar 100 milionë euro për 163,138 licensa për ministritë dhe agjensitë qeveritare që tani deri më 2012, njoftoi media më 8 maj. Fondi i qeverisë do të paguajë për licensa, me blerjet që fillojnë vitin e ardhshëm.

***

Parlamenti rumun njoftoi më 11 maj ngritjen e një nënkomiteti të ri për hapësirën, roli i të cilit do të jetë të përpunojë normat e sektorit hapësinor të BE në legjislacionin e vendit. Paneli i ri është pjesë e komitetit të dhomës së deputetëve për teknologjitë e informacionit dhe telekomunikacioneve.

***

Shoqata e Teknologjive të Internetit e Turqisë vendosi të shpjerë përpara Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut një ndalim të vënë vitin e kaluar nga një gjykatë turke për mundësinë e hyrjes në YouTube, njoftoi të mërkurën (13 maj) e përditshmja Vatan. Shoqata a e arriti vendimin pasi një gjykatë turke kundërshtoi kërkesën e saj për dhënien fund të ndalimit.

***

Dy nxënës të shkollave të mesme të Bukureshtit përfaqësuan Rumaninë në Panairin Ndërkombëtar të Shkencave dhe Inxhinierisë Intel 2009, konkurimi më i madh botëror i shkencës për para-kolegjet. Ai u zhvillua në Reno, Nevada nga 11 maj deri të premten (15 maj) dhe përfshiu 1,500 nxënës nga 56 vende. Nxënësit rumunë konkuruan në shkencën e kompjuterit.

***

Presidenti serb Boris Tadiç u takua të mërkurën (13 maj) me matematicienët e rinj që përfaqësuan vendin në Olimpiadën e Matematikës të Ballkanit, në Kragujevac nga 28 prill deri më 4 maj. Tadiç uroi ekipin për 11 medaljet e fituara, duke përfshirë tre të arta.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Arkeologët maqedonas në Strumica zbuluan 80 monedha argjendi veneciane të shekujve 13 deri në krye të shekullit 15. Monedhat mbajnë imazhin e Shën Markut në një anë dhe Krishtin në një fron në tjetrën. Shkencëtarët thonë se zbulimi provon ekzistencën e tregtisë aktive në rajon në atë periudhë.

***

Pitrateria e programeve kompjuterikë në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) ra me 1% më 3008 krahasuar me një vit më parë, por ende mbetet e lartë, në 67%, sipas një raporti të Business Software Alliance mbi piraterinë globale të martën (12 maj). Dokumenti diskuton gjithashtu Bullgarinë, ku niveli i përdorimit të paligjshëm të programve kompjuterikë për kompjuterat personalë qëndron në 68%.

(Burime të ndryshëm – 11/05/09-18/05/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment