04/05/2009
Spitalet rumunë kanë marrë ilaçe dhe paisje për të ndihmuar në luftimin e gripit të derrave. Gjithashtu në shkencë dhe teknologji: zbulohen në Maqedoni monedha të vlefshme mesjetare dhe personeli i komandës së ushtrisë turke merr telefonë të lëvizshëm posatçërisht të koduar.
![]() Maskat dhe mjekimet u ofruan nga qeveria rumune. [Getty Images] |
Ministria rumune e shëndetësisë furnizoi nëntë spitale të sëmundjeve infektive anembanë vendit me mjekime antiviralë për prandalimin e gripit të derrave, njoftoi të enjten (30 prill) Mediafax. Qeveria dha gjithashtu paisje mbrojtëse për personelin mjekësor dhe publikun. Mjekët u kërkuan atyre që janë kthyer nga zona të goditura nga gripi i derrave që të vizitojnë një spital sëmundjesh infektive në rast se kanë simptoma si të gripit.
***
Ushtria turke furnizoi personelin e komandës me telefonë të lëvizshëm posatçërisht të koduar, të prodhuar nga Instituti Kombëtar për Studimet e Elektronikës dhe Kriptologjisë, si një masë kundër përgjimit të telefonave, raportoi Milliyet të mërkurën (29 prill). Shtabi i përgjithshëm bleu 60 telefona të lëvizshëm të modelit MILCEP që kanë kodin e Këshillit të Kërkimit Shkencor e Teknologjik të Turqisë.
***
Vetëm një në 20 nxënës të shkollave të mesme në Greqi dhe Turqi arrin nivele të larta të aftësive shkencore, sipas një studimi nga Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD), njoftoi të enjten (30 prill) AFP. Dy vendet e Ballkanit ishin të fundit, së bashku me Italinë, Meksikën, Portugalinë dhe Spanjën, në normimin e shkollës së shkencës nga OECD. Listën e kryesojnë Zelanda e Re dhe Finlanda.
***
Rreth 4,300 monedha mesjetare u gjetën në dy vende të ndryshëm më 24 prill në vendin arkeologjik Carevi Kuli, pranë Strumicës, Maqedoni. Monedhat datohen të shekujve 12 dhe 13. Sipas arkeologëve, monedhat janë midis objektve më të vlefshëm të gjetur në Maqedoni.
(Burime të ndryshëm – 27/04/09-04/05/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes