Kulturë dhe shoqëri: mbahet në Bukuresht koncerti i Pashkëve

22/04/2009

Mijra vetë festuan Pashkët në kryeqytetin rumun në një koncert feste. Gjithashtu në lajmet kulturore: jep dorëheqjen traineri i ekipit kombëtar shqiptar të futbollit dhe një lojtar serb i tenisit ndan një titull dysheje në një turne në Monte Karlo.
photo

Sopranoja spanjolle Monserat Kabale dha shfaqje në koncertin e Pashkëve në Bukuresht. [Getty Images]

Mbi 5,000 vetë ndoqën një koncert pa pagesë të Pashkëve në Bukuresht të dielën (19 prill). Veprimtaria, organizuar nga qeveria e qytetit, mblodhi sopranon spanjolle Monserrat Kabale, këngëtarin italian të pop-it, Albano Karrizi dhe këngëtarin rumun Marsel Pavel. Ata dhanë shfaqje nën shoqërimin e orkestrës simfonike të Bukureshtit, dirigjuar nga Konstandin Adrian Grigore.

***

Qendra Kërkimore me bazë në Stamboll për Historinë Islamike, Artin dhe Kulturën (IRCICA) nisi një konkurim ndërkombëtar kaligrafik kushtuar mjeshtrit të njohur sirian të kaligrafisë. Muhamet Badavi al-Dirani, raportoi në 14 prill zgjensia e lajmeve Anadolu. Afati përfundimtar për regjistrimin është 30 tetor, njoftoi IRCICA.

***

Traineri i ekipit shqiptar të futbollit Ari Han dha dorëheqjen në 15 prill pas një serie rezultatesh të këqia në kualifikueset e Kupës Botërore 2010. Shqipëria u rendit e parafundit në grupin e saj kualifikues. Han e mori ekipin kombëtar në janar 2008 dhe e udhëhoqi atë ne vetëm një fitore në shtatë ndeshje.

***

Të krishterët ortodoksë anembanë Ballkanit shënuan Pashkët të shtunën (18 prill). Qindra mijra mbanin qirinj që simbolizonin "zjarrin e Shenjtë" nga kishat tek shtëpitë e tyre në mesnatë, duke besuar se kjo do të sjellë një dritë në shtëpitë e tyre gjatë gjithë vitit.

***

Nenad Zimonjiç i Serbisë dhe Daniel Nestor i Kanadasë fituan dyshen për meshkuj në turneun e tenisit Rolex Masters në Monte Karlo, duke mundur vëllezërit e SHBA Majk dhe Bob Brajan të dielën (19 prill). Kjo ishte fitorja e tretë e Zimonjiç në Monte Karlo.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Vrapuesit konkuruan në Garën Ndërkombëtare të Rrugës Banja Luka 2009 të martën (21 prill), një ditë përpara përvjetorit të çlirimi të qytetit në Luftën e Dytë Botërore. Mijra spektatorë u rreshtuan rrugëve të kryeqytetit të Republika Srpska për të brohoritur për 2,500 atletët.

***

Viktor Pashkov, një nga shkrimtarët më të shquar bashkëkohorë të Bullgarisë, vdiq të premten (17 prill) në moshpn 59 vjeç në Bernë, Zvicër. Në kohën që vdiq ai po punonte si një këshilltar i ambasadës bullgare në Gjermani. Pashkov është autor i shumë librave dhe skenarëve duke përfshirë vepra të tilla fituese çmimesh si "një balladë për Georg Henig", "Vrasësit rinorë" dhe "Autopsi e një afere dashurie".

(Burime të ndryshme – 15/04/09-22/04/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment