Biznes: Ziraat Bank e Turqisë hap një degë në Athinë

20/02/2009

Ziraat Bank e Turqisë hapi degën e saj të parë në Athinë. Gjithashtu në lajmet e biznesit: biznesmenë maqedonas e sllovenë marrin pjesë në një forum në Shkup dhe një ndërmarrje greke fiton një kontratë dy-vjeçare me Agjensinë e Mirëmbajtjes e Furnizimit të NATO-s.
photo

[Dosje]

Banka shtetërore Ziraat Bank e Turqisë hapi degën e saj të parë në Athinë të martën (17 shkurt) duke u bërë banka e parë tregtare turke që funksionon në Greqi. Ziraat Bank ka vendosur gjithashtu të hapë një degë tjetër në qytetin verior Komotini. Të dy degët do të nisin operacionet me kapital rreth 18 milionë euro.

***

Qeveria serbe do të financojë blerjen e Fiat Puntos nga Zastava, një prodhues i makinave me qendër në Kragujevaç, tha të mërkurën (18 shkurt) Ministri i Ekonomisë Mlladjan Dinkiç. Ai shtoi se qeveria do të japë një subvencion shtetëror prej 1,000 euro për ata që këmbenin makinat e vjetra për Puntot e reja. Dinkiç tha se masa ka ende nevojë për miratimin e qeverisë dhe do të hyjë në fuqi deri në mars.

***

Banka Botërore parashikon rritjen e PKB-së në Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) më 2009 nga 1.5% në 2.5% dhe ka besim se vendi mund të shmangë recesionin nëse përfiton nga kreditë që institucionet financiare ndërkombëtare i kanë ofruar tashmë asaj, tha për Reuters më 11 shkurt kreu i misionit të Bankës në BiH, Marko Mantovanelli. Banka vlerëson se defiçiti i llogarisë aktuale të BiH do të ulet nga 14% e PKB-së në 10% të PKB-së më 2009.

***

General Electric (GE) është e interesuar për të ndërtuar një park ere në komunën bullgare Mirkovo, tha të martën (17 shkurt) Ministri i Ekonomisë dhe Energjisë Petar Dimitrov. GE është gati të investojë deri në 800 milionë euro në këtë projekt, që vëzhguesit presin të ketë një kapacitet vjetor midis 120 dhe 150 mW.

***

Biznesmenët maqedonas dhe sllovenë morën pjesë në një forum biznesi në Shkup të martën (17 shkurt). Veprimtaria u organizua nga dhomat e tregtisë të të dy vendeve dhe klubi slloven-maqedonas i biznesit.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ministri qipriot i Financës Çarilaos Stavrakis konfirmoi të hënën (16 shkurt) njoftime e fundit të medias se sipërmarrësit rusë po planifikojnë të ndërtojnë një park zbavitjeje të tipit Disneyland, më i madhi në Qipro, në fshatin Pyla. Vendi i projektit prej 878 milionë euro është midis zonave turke e greke, një vend që synon të mbështesë pajtimin e të dy bashkësive.

***

Intracom Defence Electronics, pjesë e Intracom Holdingspart të Greqisë, fitoi një rinovim dy-vjeçar të kontratës për mbështetjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot në Europë me Agjensinë e Mirëmbajtjes dhe Furnizimit të NATO-s, njoftoi ndërmarrja të martën (17 shkurt). Ndërmarrja ka prodhuar dhe integruar shumicën e sistemeve elektronikë tokësorë për sistemin Patriot gjatë dy viteve të fundit.

(Burime të ndryshëm – 13/02/09-20/02/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment