Ditari diplomatik: Turqia, Iraku do të rritin luftën kundër PKK

27/01/2009

Ministri i Jashtëm turk Ali Babaçan dhe homologu i tij iraken u takuan në Ankara. Gjithashtu në lajmet diplomatike: Ministri i Mbrojtjes is Serbisë Dragan Sutanovac është në Mbretërinë e Bashkuar dhe Praga mbështet shpresat Euro-Atlantike të Shqipërisë.
photo

Ministri i Jashtëm i Irakut Hoshnjar Zebari (majtas) dhe homologu i tij turk Ali Babaçan flasin me median të premten (23 janar) në Ankara. [Getty Images]

Turqia dhe Iraku do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në luftën kundër Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në "forma të ndryshme", thanë Ministri i Jashtëm turk Ali Babaçan dhe homologu i tij iraken Hoshjar Zebari pas një takimi të premten (23 janar) në Ankara. Babaçan tha se Ankaraja do veprim konkret si nga qeveria qendrore e Irakut, ashtu edhe nga administrata rajonale kurde për të shrrënjosur strehimet e PKK në Irakun e veriut. Zebari njoftoi se Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Iraku do të ngrenë një qendër të përbashkët në Irakun e veriut për të trajtuar çështjen e PKK.

***

Ministri serb i mbrojtjes, Dragan Sutanovaç po bën një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, njoftoi ministria e mbrojtjes. Sutanovac u takua me homologun e tij britanik Xhon Haton të hënën (26 janar). Të dy zyrtarët planifikuan të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi të mbrojtjes dhe të diskutojnë rrugët për të rritur bashkëpunimin ushtarak.

***

Presidenti maqedonas Branko Cërvenkovski kishte një pritje me Papën Bendikt XVI të premten (23 janar). Papa shprehu shpresë për një zgjidhje përfundimtare të mosmarrëveshjes së emrit Shkup-Athinë që po bllokon ofertën e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Ai theksoi gjithashtu mbështetjen e Vatikanit për modelin e Maqedonisë të tolerancës shumë-etnike dhe shumë-fetare. "Si e tillë, Maqedonia mund të jetë një model jo vetëm për vendet rajonale por gjithashtu për rajonin më të gjerë të Evropës," tha Benedikt XVI. Cërvenkovski takoi gjithashtu homologun e tij italian Xhorxhio Napoletano dhe sekretarin e shtetit të Vatikanit Tarcisio Bertone.

***

Ministrja shqiptare e integrimit Majlinda Bregu mori garanci të enjten (22 janar) në Pragë se Republika Çeke mbështet integrimin e Shqipërisë dhe do të mbikqyrë nga afër procesin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Republika Çeke mori presidencën e rradhës të BE më parë këtë muaj. Bregu shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të zbatuar reformat dhe për të rritur përpjekjet për përmbushjen e kërkesave të BE.

***

Integrimi i Serbisë në BE ishte një temë e madhe diskutimi midis Ministrit të Jashtëm francez Bernard Kushner dhe homologut të tij serb Vuk Jeremiç të enjten (22 janar) në Paris. Parisi mbështet pranimin e Serbisë në BE, tha Kushner më pas, duke nënvizuar se Beogradi duhet të vazhdojë bashkëpunimin e vet me gjykatën e krimeve të luftës në Hagë për të përmbushur objektivat e veta. Jeremiç tha se integrimi i Serbisë në BE po shkon më ngadalë se ç'dëshironte ai, por shprehu shpresë për përparim këtë vit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

***

Ambasadori i SHBA në Shqipëri Xhon Uidhers premtoi të hënën (26 janar) se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë demokratizimin e institucioneve shqiptare. Në një takim me presidentitn Bamir Topi, Uidhers theksoi se zgjedhjet e lira e të rregullta parlamentare në qershor janë kyçi për anëtarësimin e vendit në NATO. Topi tha se Tirana ishte mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e proceseve të demokratizimit dhe integrimit të Shqipërisë.

Uidhers i tha gjithashtu një konference mbi politikën e jashtme të SHBA në Tiranë se presidenti i ri Barak Obama do të jetë "një mik i mirë i Shqipërisë". Ambasadori e përshkroi ftesën për në NATO që mori Shqipëria si një pikë të lartë në bashkëpunimin e ndërsjelltë të vendeve.

(Burime të ndryshme -- 20/01/09-27/01/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment