12/01/2009
Një shoqatë për zhvillimin dhe prodhimin e biomaterialeve sintetike u ngrit në Turqi. Gjithashtu në lajmet: një gjykatë turke dënoi një haker kompjuteri ukrainas dhe Tirana pret në shkurt një seminar mbi trashëgiminë e kulturës persiane.
![]() [Getty Images] |
Studjuesit turq ngritën një shoqatë për zhvillimin dhe prodhimin e biomaterialeve të përdorura në organet artificiale, raportoi agjensia e lajmeve Anadolu në 3 janar. Themeluesit e Shoqatës së Biomaterialeve dhe Lëndës Inxhinierike janë një grup studjuesish nga Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme (METU) dhe disa universitete turke. Organizmi i ri ka për qëllim të zhvillojë shkencën e biomaterialeve e cila është me rëndësi strategjike në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të industrializuara, tha profesori i METU Vasif Hasirçi.
***
Një gjykatë turke dënoi një haker ukrainas kompjuterash me 30 vjet burg për akuza të cyberkrimit të enjten (8 janar). Policia e arrestoi Maksim Jastremskin në krahinën e Antalias në 2007. Ai gjeti akses në sistemet e komjuterit të 12 bankave turke për të kryer fallsifikim.
***
Rreth 14,000 përdorues rumunë të telefonisë së lëvizëshme kaluan tek një ofrues tjetër në dy muajt e fundit pa ndryshuar numrat e tyre të telefonave, tha në 6 janar Autoriteti Kombëtar për Komunikacionet. Shërbimi i kalimit në tjetër operator pa ndryshuar numrin nisi të punojë në tetor. Ai i lejon përdoruesit të mbajnë numrat e tyre të telefonave, fiks apo të lëvizshëm edhe në qoftë se ndrrojnë operatorin.
***
Studjues të Ballkanit, intelektualë dhe zyrtarë qeveritarë do të marrin pjesë në një seminar mbi trashëgiminë kulturore persiane në rajon, në shkurt në Tiranë, raportoi Press TV në 2 janar. Veprimtarinë e organizon fondacioni kulturor Sa'adi i Iranit në Shqipëri dhe mbështetet nga fondacionet akademike e kulturore ndërkombëtare.
***
Qiproja po ndihmon përpjekjet e qeverisë egjiptiane për të zhvilluar kërkimin shekncor e teknologjik, raportoi në 2 janar Cyprus Mail. Stuidjuesit egjiptianë vizituan kohët e fundit Institutin e Shkencës e Teknologjisë të Qipros, me bazë në Nikosia, për të studjuar se si qeveria e tyre mund të ngrinte një institucion të ngjashëm.
***
Qeveria maqedonase njoftoi plane për të nisur një sistem aplikimi online të quajtur EXIM për të lehtësuar tregtinë e jashtme. Shkupi do të zhvillojë sistemin si pjesë e projektit eGov, një nismë e financuar nga USAID për zbatimin e shërbimeve të e-qeverisë në vend. Ajo do t'i lejojë kompanitë maqedonase që tregtojnë jashtë të aplikojnë dhe marrin licensa elektronike importi, eksporti e tranziti duke rritur shpejtësinë dhe efektivitetin e kostos të procesimeve të transaksioneve ndërkufitare.
(Burime të ndryshme – 05/01/09-12/01/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes