Ditari diplomatik: Mali i Zi dhe Kosova do të vendosin lidhje diplomatike

06/01/2009

Kosova do të hapë së shpejti një ambasadë në Malin e Zi. Gjithashtu në lajmet diplomatike: një delegacion nga parlamenti i Kosovës po viziton Turqinë dhe presidenti serb Boris Tadiç kërkon marrëdhënie të huaja të mira rajonale.
photo

Kosova do që të ketë marrëdhënie miqësore m të gjithë fqinjët e vet, tha presidenti Fatmir Sejdiu. [Getty Images]

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha të hënën (5 janar) se ka një gadishmëri të ndërsjelltë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Malit të Zi dhe Kosovës dhe për hapjen e një ambasade të Kosovës në Podgoricë së shpejti. "Ne patëm bisedime të drejtpërdrejta me mbi këtë me presidentin malazes Filip Vujanoviç dhe ministrin e jashtëm Milan Roçen, por data se kur do të bëhet kjo nuk dihet ende," tha Sejdiu në një intervistë me të përditëshmen e Podgoricës,Vijesti. Ai shtoi se Kosova do që të ketë marrëdhënie miqësore me të gjithë fqinjët e vet, duke përfshirë Serbinë. Sejdiu tha se gjithkush që ka jetuar dikur në Kosovë ka të drejtë të kthehet dhe premtoi se ata që do të bëjnë kështu do të merrnin trajtimin më të mirë të mundshëm.

***

Ministri i jashtëm sirian Valid al-Muallem arriti në Turqi të dielën (4 janar) për një vizitë pune. Të hënën, ai u takua me homologun e tij Ali Babaçan dhe kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan në Ankara për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajon, veçanërisht ofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës. Al-Muallem u takua gjithashtu me presidentin Abdullah Gul.

***

Kryeministri grek Kostas Karamanlis po ndjek ceremonitë tradicionale në ishullin Kythira për të shënuar Epifaninë të martën (6 janar). Epifania është një nga festat e mëdha të të krishterëve ortodoksë. Në këtë ditë, të gjitha anijet dhe ujrat ku udhëtojnë ato, janë të bekuara.

***

Një delegacion nga parlamenti i Kosovës u n nis të hënën (5 janar) për një vizitë pesë-ditore në Turqi. Delegacioni i kryesuar nga kryetari i parlamentit Jakup Krasniqi, do të takohet me presidentin turk Abdullah Gul, kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan, kryetarin e parlamentit Koksan Toptan dhe zyrtarë të tjerë të lartë, si pjesë e një seri bisedimesh në Ankara dhe Stamboll.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Presidenti serb Boris Tadiç i tha FoNet të shtunën (3 janar) se relacionet midis vendit të tij dhe fqinjëve, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kroacisë duhet të jenë aq të mira sa ç'munden. Ai nënvizoi se Serbia është një vend që qëndron me forcë prapa integritetit territorial të saj, sovraniteti dhe dinjitetit dhe ka ndërmend ta mbajë këtë politikë e të mos marrë pjesë në krijimin e ndonjë tensioni në rajon.

***

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan përfundoi turneun e tij diplomatik në Lindjen e Mesme të dielën (4 janar). Gjatë turneut, që nisi në 31 dhjetor, Erdogan vizitoi Sirinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite për të diskutuar përpjekjet për një pushim zjarri në Gaza pas sulmeve të Izraelit.

(Burime të ndryshme -- 30/12/08-06/01/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment