Ditari diplomatik: zyrtari i KE në Sofje për të diskutuar PHARE

09/12/2008

Drejtori i përgjithshëm i zgjerimit në BE, Michael Leigh është në Sofje. Gjithashtu në lajmet diplomatike këtë javë: kryeministri maqedonas Nikola Gruevski vziitoi Poloninë dhe ministri i mbrojtjes i Shqipërisë Gazmend Oketa ishte në Uashington.
photo

Nënkryeministrja bullgare Meglena Plugçieva (majtas) përshëndet drejtorin e përgjithshëm të zgjerimit në KE, Michael Leigh në Sofje të hënën (8 dhjetor). [Getty Images]

Drejtori i përgjithshëm i zgjerimit në Komisionin Evropian (KE), Michael Leigh arriti në Bullgari të hënën (8 dhjetor) në një përpjekje për të reduktuar tensionet pas tërheqjes nga KE të dy agjensive akreditimi që menazhojnë paratë e PHARE. Masa shpuri në humbjen e 220 milion euro fonde për Bullgarinë. Sofja akuzon KE për standarde të dyfishta dhe për shfrytëzim të Bullgarisë në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian dhe një komision të ri në qershor 2009.

***

I dërguari i OKB-së në bisedimet e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë, Matthew Nimetz u takua jo zyrtarisht të premten (5 dhjetor) me përfaqësuesin e ri të Maqedonisë në bisedimet, Zoran Jolevski. Ata diskutuan planet për raundin tjetër të diskutimeve midis Athinës e Shkupit ndonse data e saktë është e paqartë.

***

Belgjika do të zgjasë afatin e kufizimeve të tanishme ndaj punëtorëve bullgarë e rumunë në tregun e saj të punës me tre vjet të tjera, njoftoi të premten (5 dhjetor) ministrja e punësimit Joelle Milquet. Ajo përmendi "krizën ekonomike" dhe "rrezikun e rritjes së papunësisë" si arsye. Kufizimet skadojnë në 31 dhjetor 2011. Bullgarët dhe rumunët mund të punojnë në Belgjikë por vetëm në rajone ku mungon fuqia punëtore.

***

Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski u takua të shtunën (6 dhjetor) me homologun e tij polak Donald Tusk në Gdansk. Ata diskutuan marrëdhëniet e ndërsjellta dhe rrugët për të rritur bashkëpunimin. Tusk mbështet përpjekjen e Shkupit për t'u bashkuar me BE. Gruevski e informoi atë mbi përparimin e Maqedonisë në reformat e lidhura me Bashkimin.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ministri shqiptar i mbrojtjes Gazmend Oketa ishte në Uashington për të diskutuar lidhjet e ndërsjellta ushtarake të enjten (4 dhjetor). Shtetet e Bashkuara i kërkuan Shqipërisë të vazhdojë pjesëmarrjen në misionet paqeruajtëse në Afganistan e Irak, tha Oketa pas takimit me nënsekretarin e mbrojtjes Gordon England.

***

Presidenti bullgar Georgi Parvanov u zotua për mbështetjen e vendit të tij për proceset e integrimit të Shqipërisë në BE dhe NATO, në një takim me kryeministrin shqiptar Sali Berisha të mërkurën (3 dhjetor) në Tiranë. Të dy krerët ranë dakord se marëdhëniet e ndërsjellta janë të shkëlqyera. Berisha tha se Shqipëria po ndjek shembullin e Bullgarisë si një vend që arriti me sukses të integrohet në BE dhe NATO.

(Burime të ndryshme -- 02/12/08-09/12/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment