Kulturë dhe sporte: Beogradi pret festivalin e 14-të të autorëve të filmave

03/12/2008

Festivali i 14-të i autorëve të filmave u zhvillua në Beograd. Gjithashtu në lajmet e kulturës dhe sportit: Maqedonia pret kampionatin evropian të hendbollit për femra dhe në Kroaci zhvillohet Turneu i Hapur i Shahut.
photo

Çmimi i Madh në konkurimin e filmit ka emrin e regjizorit të vdekur serb Aleksander Sasha Petroviç. [Dosje]

Festivali i 14-të i autorëve të filmit, që zgjati një javë, mbyllet të mërkurën (3 dhjetor) në Beograd nën moton "Pamje të Botës". Rreth 15 filma po konkurrojnë për Çmimin e Madh quajtur sipas regjizorit të vdekur serb Aleksander Sasha Petroviç.

***

Maqedonia po pret kampionatin evropian të hendbollit për femra nga e marta (2 dhjetor) deri në 14 dhjetor. Në veprimtari do të konkurrojnë 16 ekipe evropiane hendbolli të ndara në katër grupe në ndeshjet e njëkohshme në Shkup dhe Ohër. Kroacia mundi Serbinë në ndeshjen e parë në Shkup.

***

Jahorinafest 2008, festivali i dytë ndërkombëtar i filmave ekologjikë, të turizmit dhe videove promovuese, u bë në Jahorina, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH), nga e shtuna (29 nëntor) deri të martën. Veprimtaria, nën patronazhin e qeverive të Republika Srpska dhe Federatës së BiH, qytetit të Sarajevës, komunave të Pale dhe Foca dhe Qendrës Olimpike të Jahorinës, mblodhi së bashku pjesëmarrës nga 18 vende dhe dy kontinente.

***

Qyteti i Rijekës, Kroaci po pret turneun e dytë mesdhetar 2017 të shahut deri të shtunën (6 dhjetor). Konkurrimi një-javor mbështet kandidaturën e vendit për Lojrat Mesdhetare 2017.

***

Të hënën (1 dhjetor) kinemaja e qytetit të Prishtinës, shfaqi gjashtë filma nga artistët e rinj për të shënuar Ditën Botërore të AIDS. Filmat trajtojnë kërcënimin e AIDS ndaj të rinjve dhe mbrojtjen prej tij.

***

Festivali i gjashtë i filmit i Tiranës u hap të hënën (1 dhjetor) me shfaqjen e filmit Heshtja e Lomës i cili fitoi skenarin më të mirë në festivalin e këtij viti në Kanë. Aktorja kosovare Arta Dobroshi, që luan në të, ndoqi premierën në Shqipëri.

***

Festivali i pestë i filmit me kartona i Stambollit u zhvillua nga 21 nëntor deri të dielën (30 nëntor). Në festival u shfaqën 222 filma nga 42 vende, duke përfshirë 60 filma të shkurtër turq.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Boksjerja turke Gulsum Tatar fitoi medaljen e artë në kampionatin e 5-të botëror të boksit për femra në Ningbo, Kinë, raportoi të shtunën (29 nëntor) agjensia e lajmeve Anadolu. Duke konkurruar në kategorinë 63 kg, Tatar mundi Liubov Lopatinën e Rusisë, 11-0. Morën pjesë një total prej 208 boksjeresh nga 41 vende.

***

Festivali i 18-të ndërkombëtar i filmit, DaKINO u zhvillua nga 25 nëntor deri të shtunën (29 nëntor) në Bukuresht. Veprimtaria shfaqi filma dhe dokumentarë nga 25 vende. Ajo u hap me një shfaqje të dokumentarit të Emir Kosturicës, Maradona nga Kusturica.

(Burime të ndryshme – 26/11/08-03/12/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment