02/12/2008
Korea e Jugut dhe Turqia synojnë të rritin tregtinë. Gjithashtu në të rejat diplomatike: ministri hollandez për çështjet evropiane Franz Timermans është në Athinë.
![]() Kryeministri koreano jugor Han Seung-Su ishte në Ankara të hënën (1 dhjetor) për të diskutuar rritjen e tregtisë. [Getty Images] |
Kryeministri koreano jugor Han Seung-su arriti të hënën (1 dhjetor) në Ankara për një vizitë zyrtare dy-ditore në Turqi. Han u takua me homologun e tij Rexhep Tajip Erdogan. Ai do të takohet gjithashtu me presidentin Abdullah Gul dhe drejtuesit e biznesit lokal për të diskutuar tregtinë e ndërsjelltë.
***
Ministri hollandez për çështjet evropiane Franz Timermans është për një vizitë zyrtare në Greqi. Timermans u takua të hënën (1 dhjetor) me zëvendësministrin e jashtëm Janis Valinakis. Ata diskutuan përpjekjet për t'ju drejtuar krizës së tanishme financiare, të ardhmes së BE dhe çështje të tjera si ndryshimi i klimës, siguria e energjisë dhe emigracioni i paligjshëm.
***
Një delegacion maqedonas kryesuar nga kryeministri Nikola Gruevski përfundoi një vizitë zyrtare dy-ditore në Norvegji të hënën (1 dhjetor). Ministrja e mbrojtjes Ane-Grete Strom-Eriçsen përsëriti mbështetjen e Oslos për integrimin e plotë të Maqedonisë në NATO. Delegacioni takoi gjithashtu keryeministrin Jens Stoltenberg, presidentin e parlamentit Thorbjorn Jagland dhe kryetarin e Qendrës së Oslos për Paqen dhe të Drejtat e Njeriut, Kjell Magne Bondevik.
***
Ministri i jashtëm turk Ali Babaçan arriti të hënën (1 dhjetor) në Azerbaixhan me ftesë të homologut të tij Elmar Mamedianov. Një temë në axhendën e tyre ishte nisma e Turqisë për të ndërtuar një platformë për stabilitetin dhe bashkëpunimin në Kaukaz dhe masat për zbatimin e saj.
***
Komisioneri i BE për arsimin, trainimin, kulturën dhe rininë, Jan Figel arriti të dielën (30 nëntor) për një vizitë zyrtare tre-ditore në Qipro me ftesë të ministrit të arsimit e kulturës Andreas Dimitriu. Figel do të vizitojë shkolla të ndryshme në ishull dhe do të takohet me presidentin Dimitris Kristofias.
***
Presidenti serb Boris Tadiç u takua në 26 nëntor në Beograd me kryeministrin danez Anders Fogh Rasmusen. Tadiç përsëriti se bashkëpunimi i Serbisë me gjykatën e krimeve të luftës të Hagës dhe zbatimi i reformave të lidhura me BE përbën një angazhim ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe jo vetëm përpjekje për të përmbushur kriteret e BE. Rasmusen shprehu mbështetjen e plotë të vendit të tij për përpjekjet e Beogradit për në BE.
***
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u takua të hënën (1 dhjetor) me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në drejtorinë e përgjithshme të zgjerimit të Kosmisionit Evropian, Pierr Mirel. Ata diskutuan takimin e ardhshëm të Mekanizmit të Ndjekjes së Stabilizimit, një nismë me qëllim për të mbajtur Kosovën në përparim drejt hyrjes në BE.
(Burime të ndryshme 25/11/08-02/12/08)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes