01/12/2008
Një konferencë në Serbi vë në pah arritjet shkencore. Gjithashtu në lajmet e shkencës dhe teknologjisë: Rumania përuron një observator sizmologjik dhe mbyllet në Ankara Growtech Eurasia 2008.
![]() Studentët serbë paraqitën projektet e tyre në veprimtarinë Futu në Shkencë. [Dosje] |
Konferenca Futu në Shkencë u bë në Petnica, Serbi, nga e enjtja (27 nëntor) deri të dielën. Veprimtaria që kishte për qëlim të nxiste arritjet shkencore të nxënësve të talentuar të shkollave të mesme dhe studentëve të universiteteve, mblodhi së bashku 95 pjesëmarrës me 65 projekte shkencore origjinale.
***
Autoritetet rumune përuruan në 22 nëntor një obeservator të ri sizmologjik në qytetin juglindor Eforie. Observatori është më moderni i llojit të vet në Evropën juglindore dhe ka pasije moderne të importuara nga Shtetet e Bashkuara. Projekti mori 1 milion euro financim nga ministria e kërkimit. Njësia është unike në rajon pasi mund të mbikqyrë veprimtarinë sizmike në të gjithë botën, tha drejtori i Institutit Kombëtar të Fizikës së Tokës të Rumanisë, Xhorxhe Murmureanu.
***
Profesori turk Kerim Allahverdi fitoi zgjedhjen në Akademinë Evropiane të Shkencës (EAS), raportoi në 21 nëntor agjensia e lajmeve Anadolu. Ai u bë anëtari i parë turk i organizatës. Allahverdi është kërkues i lartë në Qendrën Kërkimore të Marmarasë të Këshillit të Kërkimit Shkencor e Teknologjik të Turqisë. EAS kryen kërkime të mprehta dhe nxit zhvillimin e teknologjive të përparuara.
***
Panairi i tetë ndërkombëtar i hortikulturës, agrikulturës, florikulturës dhe teknologjive (Growtech Eurasia 2008) u mbyll në krahinën jugore të Turqisë Antalya, të dielën (30 nëntor). Një total prej 390 kompanive prej 20 vendeve, duke përfshirë vendin pritës dhe Greqinë, paraqitën arritjet më të fundit në teknologjinë bujqësore në panairin tre-ditor.
***
Regjistri kombëtar dixhital shqiptar filloi punën të enjten (27 nëntor) në Tiranë. Regjistri pritet të bëhet funksional anembanë vendit deri në 10 dhjetor. OSBE, BE dhe qeveria vlerësuan masën.
***
Arkeologu bullgar Veselin Ignatov dhe ekipi i tij kanë zbuluar një karro lufte bronzi të ruajtur shumë mirë që besohet se është 1,800 vjet e lashtë. Sipas Ignatov, ekipi e gjeti karron në varrin e një aristokrati të pasur thrakas gjatë gërmimeve pranë fshatit juglindor Karanovo.
***
Edicioni i dytë i festivalit Në Lëkurën e Shkencëtarit do të bëhet midis 5 dhe 7 dhjetor në muzeumin 25 Maji në Beograd. Veprimtaria, që ka për qëllim të popullarizojë shkencën dhe të mbështesë përparimin shkencor do të mbledhë së bashku 140 shkencëtarë të rinj për të paraqitur arritjte e tyre në fizikë, kimi, biologji, astronomi dhe matematikë.
***
Turkcell, operatori më i madh i telefonisë së lëvizëshme tëTurqisë, fitoi të premten (28 nëntor) një tender për një licensë të brezit të tretë të telefonisë së lëvizëshme. Turkcell mundi Vodafone dhe Avea duke ofruar 358 milion euro për licensën e tipit A. Kompania tha se do të nisë sistemin deri nga mesi i vitit tjetër.
(Burime të ndryshme 24/11/08-01/12/08)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes