Ditari Diplomatik: Kryeministri estonez viziton Prishtinën

25/11/2008

Andrus Ansip i Estonisë është në Prishtinë. Po ashtu në lajmet diplomatike: Kryeministri shqiptar Sali Berisha u takua me homologun maqedonas Nikola Gruevski, dhe ministri rus i mbrojtjes Anatoli Serdiukov ishte në Ankara.
photo

Kryeministri estonez Andrus Ansip (majtas) dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi organizuan një konferencë për shtyp në Prishtinë të hënën (24 nëntor). [Laura Hasani]

Kryeministri estonez Andrus Ansip dhe shefi i mbrojtjes Ants Laaneots arritën të dielën (23 nëntor) në Prishtinë për vizitën e parë zyrtare të një kryeministri që kur Kosova shpalli pavarësinë në shkurt. Të dielën ata u takuan me paqëruajtësit estonezë në Kosovë. Të hënën, ata u takuan me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e parlamentit Jakup Krasniqi. Estonia njohu Kosovën më 21 shkurt.

***

Çdo marrëveshje për të ribashkuar Qipron që hartohet ti shërbejë interesave të Turqisë ose vendeve të tjera është e dënuar të dështojë, tha të premten (21 nëntor) presidenti qipriot Demetris Kristofias mbasi u kthye nga një vizitë zyrtare në Rusi. Kristofias kundërshtoi gjithashtu kritikat e qipriotëve turq lidhur me një memorandum bashkëpunimi të firmosur nga administrata e tij qipriote greke dhe Rusia.

***

Maqedonia është e mirëpërgatitur për të marrë përgjegjësitë e saj si anëtare e mundshme e NATO dhe BE-së, i tha kryeministri shqiptar Sali Berisha homologut maqedonas Nikola Gruevski në një takim në Shkup të shtunën (22 nëntor). Gruevski dhe Berisha diskutuan mundësitë për mbështetjen dypalëshe të proceseve të integrimit të vendeve të tyre në BE dhe NATO.

***

Presidenti maqedonas Branko Crvenkovski dhe kryetari i presidencës të Bosnje-Hercegovinës (BH) Nebojsa Radmanovic ranë dakord të enjten (20 nëntor) se bashkëpunimi politik midis vendeve të tyre është shumë i fuqishëm por bashkëpunimi ekonomik ka nevojë për përmirësim. Të dy drejtuesit u takuan gjatë Forumit Ekonomik Rajonal në Ohër, Maqedoni. Crvenkovski dhe Radmanovic thanë se Shkupi dhe Sarajeva duhet të forcojnë bashkëpunimin në sektorin e energjisë.

***

Ministri i mbrojtjes rus Anatoly Serdyukov vizitoi Akademinë Ushtarake turke në Ankara të mërkurën (19 nëntor). Akademia tani ka gjithsej 800 studentë, duke përfshirë rreth 60 të huaj nga 23 vende. Serdyukov u takua gjithashtu me homologun turk Vecdi Gonul.

***

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan përfundoi të dielën (23 nëntor) një vizitë katërditore në Indi, e para e një shefi qeverie turke në dy dekada. Erdogan u takua me homologun indian Manmohan Singh, presidentin Pratibha Patil dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Presidenti bullgar Georgi Parvanov dhe president Serb Boris Tadiç u takuan në 19 nëntor në Beograd për të diskutuar çështjet aktuale politike, marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektivat për zhvillimin e tyre. Një subjekt tjetër gjatë takimit ishte infrastruktura, veçanërisht përfundimi i Korridorit 10, i cili do të rrisë perspektivat ekonomike të të dy vendeve.

***

Presidenti kinez Hu Jintao arriti në Athinë të hënën (24 nëntor) për një vizitë zyrtare tre-ditore. Ai dhe homologu grek Karolos Papoulias diskutuan zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik të vendeve të tyre. Hu do të marrë pjesë në firmosjen e një marrëveshje prej 831.2 milion euro të martën sipas së cilës kompania kineze Cosco Pacific Ltd. do të menaxhojë dy terminalë kontenierësh në Pire.

(Burime të ndryshme 18/11/08-25/11/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Cilin rrjet social interneti përdornin më shumë ?

Facebook
Poznanici
Hi5
Ibox
Të tjera



shih rezultatet Shto koment (16)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes