Biznes: Lukoil e Rusisë do të hapë 150 pika karburanti në Kroaci

21/11/2008

Kroacia do të ketë 150 pika karburanti nga një gjigand rus i naftës. Gjithashtu në lajmet e biznesit: Nisma Ekonomike për Kosovën dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kosovë nënshkruan një pakt dhe Shkupi pret një Javë Globale të Sipërmarrjes.
photo

Lukoil e Rusisë ka investuar 56 milion euro në Kroaci deri tani këtë vit. [BE]

Gjigandi rus i naftës Lukoil ka në plan të hapë 150 pika të reja karburanti në Kroaci deri në 2011, raportoi të martën (18 nëntor) Jutarnji List. Kompania ka investuar rreth 56 milion euro në Kroaci deri tani këtë vit dhe deri në 2011 ka ndërmend të mbajë një të katërtën e tregut të naftës në vend, krahasuar me 3% që ka tani.

***

Shkupi priti një Javë Globale të Sipërmarrjes, që paraqiti arritjet e qeverisë në punësim dhe veprimtarinë e Agjensisë së Punësimit të vendit, Agjensisë së Mbështetjes së Sipërmarrjes dhe Programit të Zhvilimit të OKB-së. Veprimtaria ishte nga e hëna (17 nëntor) deri të dielën. Maqedonia po pret veprimtarinë për herë të parë, me mbështetjen e qeverive nga Norvegjia dhe Britania e Madhe.

***

Nisma Ekonomike për Kosovën dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kosovë, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi të enjten (20 nëntor) në një përpjekje për të rritur bashkëpunimin nëpërmjet rritjes së shkëmbimit të informacionit dhe përvojës dhe bashkërendimit të veprimtarive nxitëse të investimit.

***

Aeroporti i ri ndërkombëtar qipriot Paphos u vu plotësisht në gjendje pune të hënën (17 nëntor) duke shënuar fundin e fluturimeve në terminalin e vjetër. Aeroporti i ri mbulon një sipërfaqe prej 18,500 metrash katrore dhe do të jetë në gjendje t'u shërbejë 2.7 milion pasagjerëve në vit. Projekti kushton rreth 126 milion euro dhe përfshin zonat e parkimit, një dhomë VIP dhe dhoma të pajisura posaçërisht për udhëtarët e biznesit.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Kompania hollandeze Fokker Elmo hapi një fabrikë për prodhimin e kablleve të avionëve në Izmir, Turqi. Ministri turk i shtetit për tregtinë Kursad Tuzmen përuroi fabrikën në 14 nëntor në Zonën e Lirë Egjeane. Fabrika do të punësojë 350 vetë. Midis klientëve të Fokker Elmo janë kompani kryesore ndërkombëtare si EADS dhe Boeing.

***

Eksportet shqiptare regjistruan një rekord prej 19% rritje nga janari në tetor 2008 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shërbimi doganor i vendit regjistroi të ardhura të 70 milion euro për dhjetë muajt e parë të këtij viti.

(Burime të ndryshme – 14/11/08-21/11/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment