19/11/2008
Ylli i tenisit Novak Gjokoviç i Serbisë fitoi kupën e mjeshtrave të Shanghait. Gjithashtu në lajmet: u hap në Zagreb Panairi i Librit Ndërkombëtar dhe Paisjeve të të Mësuarit, Interliber 2008 dhe një dokumentar i Kosovës fiton çmimin e dokumentarit më të mirë të shkurtër në një festival filmi në Hamburg.
![]() Ylli i tenisit Novak Gjokoviç i Serbisë feston një gjuajtje servisi kundër Nikolai Davidenko të Rusisë në Shanghai. [Getty Images] |
Lojtari kryesor i tenisit i Serbisë, Novak Gjokoviç, fitoi kupën e mjeshtrave në Shanghai të dielën (16 nëntor). Ai mundi Nikolai Davidenko të Rusisë, 6-1, 7-5. Ky është titulli i dytë i madh për Gjokoviç këtë vit. Ai fitoi në janar Australian Open.
***
Ministri kroat i kulturës Bozho Biskupiç përuroi në 12 nëntor Panairin Ndërkombëtar të Librit dhe Paisjeve të të Mësuarit, Interlib 2008. Veprimtaria e cila përfudnoi të dielën (16 nëntor) mblodhi së bashku pjesëmarrës nga Serbia, Bosnje dhe Herzegovina, Austria, Belgjika, Irani, Izraeli, Gjermania, Polonia, Shtetet e Bashkuara, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar. Këtë vit vend partner në panair ishte Izraeli.
***
Një dokumentar i Kosovës titulluar Treni i lirisë fitoi çmimin e dokumentarit më të mirë të shkurtër në festivalin e filmit Radar, të Hamburgut. Dokumentari u prodhua nga Petrit Pula dhe u filmua nga Karina Korrea e Kolumbisë. Ai lidh historinë e hekurudhës së Kosovës dhe tranzicionin që ka ndeshur.
***
Një dokumentar rreth tenistes numër Një të botës për femra, Jelena Jankoviç, u shfaq në Beograd në 12 nëntor. Bota e Jelenës tregon historinë e jetës dhe karierës së saj.
***
Prodhimi shqiptar-kosovar-gjerman Koha e kometës po shfaqet gjatë festivalit të filmit të Selanikut i cili filloi të premten (14 nëntor) dhe përfundon të dielën (23 nëntor). Prodhuesit e filmit kanë aplikuar për një propozim në kategorinë e Oskar 2009 për filmin më të mirë në gjuhë të huaj.
***
Turqia dhe Hungaria nënshkruan një protokoll bashkëpunimi në 13 nëntor në Ankara. Duke nënshkruar atë qenë ministrat e kulturës Ertugrul Gunaj dhe Ishtvan Hiller. Protokolli parashikon shkëmbime studentore dhe bashkëpunim më të mirë kulturor.
***
Ekipi i meshkujve i Turqisë fitoi medaljen e artë në kumite në kampionatin e 19-të botëror të karatesë në Tokio, të premten (14 nëntor). Ekipi turk mundi Egjiptin në gjysmëfinale dhe Serbinë në finale.
(Burime të ndryshme – 12/11/08-19/11/08)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes