Ditari diplomatik: Republika Çeke do të shtyjë për pranimin në BE të Ballkanit Perëndimor

18/11/2008

Ministri i jashtëm kroat Goran Jandrokoviç ishte në Pragë. Gjithashtu në lajmet diplomatike: ministri serb i mbrojtjes Dragan Sutanovac dhe sekretari i shtetit frëng për mbrojtjen, Zhan-Mari Bokel, u takuan në Paris.
photo

Ministri i jashtëm çek Karel Shvarcenberg (djathtas) përshëndet homologun e tij kroat Goran Jandrokoviç të enjten (13 nëntor) në Pragë. [Getty Images]

Republika Çeke u zotua të enjten (13 nëntor) se shpejtimi i procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të ishte një nga përparësitë e saj gjatë presidencës gjashtë-mujore të BE që fillon në 1 janar. Presidenca çeke do të bëjë përpjkje të veçanta për të përshpejtuar pranimin e Kroacisë, tha ministri i jashtëm çek Karel Shvracenberg pas takimit me homologun e tij kroat Gordan Jandrokoviç në Pragë.

***

Ministri serb i mbrojtjes Dragan Sutanovac dhe sekretari frëng i mbrojtjes Zhan-Mari Bokel ranë dakord të mërkurën (12 nëntor) të rritin bashkëpunimin ushtarak. Në një takim në Paris, të dy zyrtarët diskutuan mundësinë e trainimit të oficerëve serbë, kadetëve dhe "njësive me qëllim special", në Francë. Sutanovac tha se Bokel i përcolli atij se "Evropa ka nevojë për Serbinë po aq sa Serbia ka nevojë për Evropën."

***

Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç ishte në një vizitë zyrtare dy-ditore në Republikën Çeke javën e fundit. Jeremiç u takua me ministrin e jashtëm Karel Shvarcenberg, nënkryeministrin për çështjet evropiane Aleksandr Vondra, kryetarin e parlamentit Miroslav Vlçek dhe nënkryetarin e parët të senati, Petr Pithart.

***

Kryeministri italian Silvio Berluskoni i kërkoi BE të mërkurën (12 nëntor) të shpejtojë bisedimet e pranimit me Turqinë dhe të angazhohet në mbështetjen e përpjekjes së Ankarasë për të hyrë në Bashkim. Ai u takua në Izmir me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan.

***

Ministri i jashtëm turk Ali Babaçan tha se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE do të jetë i rëndësishëm si për vendin dhe për rajonin. Turqia mbështet me forcë pranimin e Maqedonisë në NATO, tha Babaçan në Ankara pas takimit me homologun e tij maqedonas Antonio Miloshoski, nga 10 nëntori në 12 nëntor.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan vizitoi Shtetet e Bashkuara të mërkurën (12 nëntor) për të ndjekur një takim të vendeve të G-20 dhe për të mbajtur bisedime të ndërsjellta. Ai shoqërohej nga nënkryeministri Nazim Ekren dhe ministri i shtetit Mehmet Shimshek.

***

Shqipëria dhe Italia ranë dakord të hënën (17 nëntor) të zgjerojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm. Kryeprokurorja shqiptare Ina Rama dhe prokurori kombëtar italian i anti-mafias, Piero Graso vendosën në Tiranë të shpejtojnë shkëmbimin e informacionit të vartësve të tyre.

(Burime të ndryshme 11/11/08-18/11/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment